LAJMI I FUNDIT:

Rregull i ish-shkollës së këngëtares në Londër: Çdo ditë në mëngjes duhet të ekzekutohet “New Rules” e Dua Lipës (Foto)

Rregull i ish-shkollës së këngëtares në Londër: Çdo ditë në mëngjes duhet të ekzekutohet “New Rules” e Dua Lipës (Foto)

Një shkollë po e nderon ish-nxënësen, e cila është bërë yll ndërkombëtar i muzikës duke e luajtur këngën e saj çdo mëngjes. 

Dua Lipa, e cila ka kryesuar top listat botërore gjatë verës me këngët e reja ndërsa është duke marrë pjesë në koncertet e ndryshme të Bruno Marsit dhe Coldplayt, ka qenë nxënëse në shkollën fillore të “Fitzjohn” në Hampstead të Londrës.

“New Rules” e këngëtares tashmë ekzekutohet çdo mëngjes për klasat e ulëta në shkollë. Sesioni i vallëzimit dhe këngës bëhet për t’i aktivizuar nxënësit pas arritjes në shkollë.


Nxënësit gjatë kohës së lirë në shkollën Fitzjohn në Hampstead

Rob Earrey, drejtori i shkollës në shkollë, mban mend Lipën si nxënëse të klasës së gjashtë dhe se ndihet krenar me arritjet e saja.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenar për arritjet e Duas dhe sukseset që ka arritur”, tha ai shkurt për revistën londineze Camden New Journal.

Lipa u zhvendos në Kosovë me familjen pas mbarimit të shkollës fillore, por më vonë u kthye në Londër dhe studioi në “Parliament Hill School” ndërsa vijoi shkollimin edhe për aktrim gjatë fundjavës në “Sylvia Young”.

Theksojmë se në shkollën e Fitzjohnit ka kryer shkollimin edhe Melanie Blatt, anëtarja e bendit fitues të çmimit “BRIT Awards”, All Saints.

Ndryshe, New Rules i Duas deri më tani është shikuar mbi 725 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/