LAJMI I FUNDIT:

Di Francesco: Dua barazim në ‘San Paolo’, por fillimisht ta mposhtim Spal-in

Di Francesco: Dua barazim në ‘San Paolo’, por fillimisht ta mposhtim Spal-in

Roma dhe Spal do ta hapin javën e 15-të në kampionatin italian Serie A.

Skuadra nga kryeqyteti italian llogaritet favorit absolut përballë të inkuadruarve në elitë Spal.


Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka deklaruar se nuk i lejohet Romës së tij asnjë hap fals në këtë takim.

“Nesër me Spalin duhet të fitojmë, pasi nuk na lejohen më hapa falsë. Të gjitha kryesueset po vrapojnë dhe nëse lëmë pikë si në Genoa, do t’ia komplikojmë shumë situatën vetes”, ka deklaruar Di Francesco.

Tekniku i Romës ka thënë ndër tjera se dy yjet e skuadrës Radja Nainggolan dhe Diego Perotti do të mungojnë në këtë sfidë.

(Foto/Getty Images)

“Nainggolan do të mungojë, ndërsa Perotti mund ta nisë nga stoli, por edhe mund të mos e grumbulloj. Kemi besim si te Cengiz, ashtu edhe te Schick dhe cilido që të luajë, do të dijë të japë më të mirën”.

“Çështja De Rossi është mbyllur tashmë, pasi lojtari e ka pranuar gabimin dhe ka kërkuar falje, kështu që nuk kemi pse të vazhdojmë ta diskutojmë. Në fund të fundit, bëhet fjalë për kapitenin tonë, një njeri që ka lidhur të gjithë jetën e tij sportive me Romën”, tha Di Francesco.

Krejt në fund trajneri i Romës ka folur edhe për derbin mes Napolit dhe Juventusit ku preferon të mbyllet ndeshja barazim.

“Është një ndeshje shumë interesante, por do të doja të shijoja një barazim të bukur. Kështu nuk do të shkëputej asnjëra dhe do të ishim të gjitha kryesueset pranë, duke e bërë edhe më interesante garën. Gjithsesi, fillimisht të përqendrohemi te Spali dhe të marrim tri pikët e mundshme”, u shpreh trajneri i kryeqytetasve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ferdinand bën një parashikim të guximshëm për Euro 2024, i thotë Southgatet të bëjë tri ndryshime te Anglia

Ferdinand bën një parashikim të guximshëm për Euro 2024, i thotë Southgatet të bëjë tri ndryshime te Anglia

Përfaqësueset
Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në Euro 2024

Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Përfaqësueset
A mund të përsëritet

A mund të përsëritet "Skandali i Gijonit" apo "Biskota" siç njihet ndryshe nga italianët në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori