LAJMI I FUNDIT:

Filmon me dron momentin kur orka masakron një peshk gjigant (Video, +18)

Filmon me dron momentin kur orka masakron një peshk gjigant (Video, +18)

Një burrë ishte duke realizuar një set fotografit dhe po filmonte disa pamje të gjallesave në det, kur hasi në diçka të pazakontë – një orkë duke sulmuar një peshk në gjirin Ruby në Zelandë të Re.

Clay Tall kishte përdorur dronin për të filmuar këtë moment, kur uji afër orkës bëhet i kuq nga peshku të cilin e masakron. Dhe për t’u bindur më vonë se vërtet orka që konsiderohet armiku numër një i balenave ka sulmuar peshkun, ai ka gjetur më vonë pjesët e mbetura, transmeton Telegrafi.

Kjo video është publikuar në YouTube, dhe prej atëherë është shikuar nga mbi 6 mijë persona që janë të pasionuar pas gjallesave në ujë.


“Çdo vite gjatë pranverës ky lloj peshku shfaqet në gjirin tonë. Orkat ushqehen me këtë lloj peshku që zakonisht e kafshohen në kokë ose në bisht, me qëllim që ta shmangin pickimin vdekjeprurës”, kishte shkruar autori i videos së shumëpërfolur.

Zelanda e Re është vendi i vetëm në botë ku orkat ushqehen me këtë lloj peshku (stingray). /Telegrafi/