LAJMI I FUNDIT:

Strakosha: Fitore ndaj Sampdorias, portier shkaku i babait

Strakosha: Fitore ndaj Sampdorias, portier shkaku i babait

Është vetëm 22 vjeç por mund të konsiderohet një lider i vërtetë.

Thomas Strakosha nuk është më një risi për Lazion dhe futbollin italian, por pjekuria që ai po tregon si brenda ashtu edhe jashtë fushës së blertë është një detaj që bën diferencën për portierin shqiptar.

Tifozët e konsiderojnë një pikë të palëvizshme në skuadrën e tyre edhe për shumë vite të tjera, ndërsa vetë Strakosha është përfshirë tërësisht në projektin bardhekaltër.


Gjatë një mbrëmjeje bamirësie në kryeqytetin italian ku morën pjesë edhe disa lojtarë të tjerë të skuadrës, Strakosha u ndal në mikrofonin e Mediaset ku fillimisht foli për ecurinë fantastike të këtij sezoni.

“Kemi treguar se jemi një skuadër e fortë por do të jetë një sezon shumë i vështirë sepse skuadrat janë përforcuar. Ne nuk duhet të ndalemi këtu dhe tashmë mendojmë vetëm për Sampdorian”, thekson numri 1 i Lazios.

Në vijim, ai ndalet edhe tek hapat e parë të karrierës dhe marrëdhënia e tij me të atin, Foto Strakosha.

“Duke e parë të luante më emociononte shumë. Vishja përherë fanellën dhe dorashkat e tij dhe në ato momente lindi pasioni”, shton Strakosha. /Super sport/

Në trend Sport

Më shumë
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Donat Rrudhani, njeriu i ndeshjes: Qipro 0-4 Kosova, vlerësimi i lojtarëve të tjerë

Donat Rrudhani, njeriu i ndeshjes: Qipro 0-4 Kosova, vlerësimi i lojtarëve të tjerë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet se përse u ndërpre ndeshja mes Qipros dhe Kosovës në minutën e 33-të

Zbulohet se përse u ndërpre ndeshja mes Qipros dhe Kosovës në minutën e 33-të

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros

Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori