Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster.
Haradinaj tha se ky është një moment prekës pasi që Lancaster në vitet 99/2000 ka shërbyer në Kosovë si oficer, ndërsa tani vjen si ministër.
“Kjo është një dëshmi që Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar vazhdojnë të jenë miq. Biseduam për thellimin e bashkëpunimit bilateral. Jemi të bindur se ka shumë mundësi dhe shumë punë të mira që munden me ndodh”, tha ai.
Ndërsa, ministri britanik Lancaster tregoi se ka shërbyer si ushtar në Kosovë dhe tash po kthehet pas 18 vitesh për ta parë përsëri Prishtinën.
“Për këto 18 vite Kosova asnjëherë s’ka qenë larg mendimit tim. Përkushtimi i shtetit tonë për Kosovën shpresoj se kjo lidhje do të vazhdojë për të ndihmuar për forcat tuaja të sigurisë. Në lidhje me FSK unë kam ardhur sot t’i shoh zhvillimet në atë forcë. Është një test për Kosovën dhe jam i lumtur që Kosova dhe vendi jonë kanë punuar së bashku. Është një rrugë, ne jemi vetëm në gjysmë rruge por çelësi i kësaj rruge është partneriteti me NATO dhe prezenca e NATO-s në Kosovë. E di që do të hasim me pengesa në rrugë, por do të punojmë se bashku”, tha Lancaster.
Ndërsa, kryeministri duke folur për ndryshimin e mandatit të FSK-së tha se janë të interesuar të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe po i japin kujdes këtij aspekti, transmeton KP. Sipas Haradinaj Kosova i ka dhënë rëndësi të madhe dialogut me Serbinë, duke shtuar se SHBA-të duhet të jenë lehtësues të dialogut së bashku me BE.
“Një ndihmë e kërkojmë nga të gjithë miqtë”, tha Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A