LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, 50 vullnetarë amerikan do të japin betimin para ambasadorit Baily

Maqedoni, 50 vullnetarë amerikan do të japin betimin para ambasadorit Baily

Nesër (1 dhjetor 2017), 50 vullnetarët të rinjë të Korpusit të Paqes do të japin betimin zyrtar para ambasadorit amerikan Jess Baily. Ky është grupi më i madh i vullnetarëve në historinë 22 vjeçare të Korpusit të Paqes në Maqedoni.

Vullnetarët e rinjë do t’i bashkangjiten grupit prej më shumë se 700 qytetarëve të Amerikës që kanë shërbyer në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Evenimenti do të mbahet në City Hall në Shkup, prej ora 12:00 deri më 14:00. Mes të ftuarëve është edhe kryetari i Republikës së Maqedonisë, si edhe ministra, kryetar të komunave, përfaqësues të organizatave partnere, etj.


“Ky eveniment do të shënoj përfundimin me sukses të trajnimit të tyre 11-të javor, ku vullentarët mësojnë mbi gjuhën edhe kulturën shqipe dhe maqedone. Pas dhënies së betimit solemn, vullnetarët e Korpusit të Paqes do të fillojnë shërbimin e tyre nëpër vende të ndryshme në Maqedoni. Ata do të punojnë në mësimin e gjuhës angleze, zhvillim të komuniteteve dhe në punë me personat me nevoja të posaçme”, thuhet në kumtesë.

“Korpusi i Paqes nga Amerika është themeluar në vitin 1961 nga presidenti Xhon Kenedi. Korpusi i Paqes ka tre qëllime: 1. Të ndihmojë shtetet e interesuara në përmbushjen e nevojave të tyre me individë të trajnuar; 2. Të promovojë njohjen më të mirë të amerikanëve përmes vullnetarëve që shërbejnë; 3. Të promovojë njohjen më të mirë të popujve të ndryshën nga ana e amerikanëve. Përmes aktiviteteve të tyre, vullnetarët e Korpusit të Paqes punojnë për të promovuar paqe në komunitetin ndërkombëtar dhe mirëkuptim në mes njerëzve me kultura dhe trashigimi të ndryshme”, thuhet më tej në kumtesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori