LAJMI I FUNDIT:

Rreth 60 mijë euro për dekorimin e kryeqytetit (Dokument)

Rreth 60 mijë euro për dekorimin e kryeqytetit (Dokument)

Komuna e Prishtinës tashmë ka filluar përgatitjet për dekorimin e shesheve për festat e fundvitit.

E për dekorimin e katër shesheve të kryeqytetit do të përkujdeset Ndërmarrja Private Tregtare “Anea”, e cila më 8 nëntor 2017 ka lidhur kontratë me Komunën e Prishtinës.

Në përshkrimin e dhënies së kontratës shkruan: “Dekorimi i shesheve me drita dekorative dhe bredha sipas përshkrimit teknik te dhënë në dosjen e tenderit”, transmeton Telegrafi.


Për zbukurimin e kryeqytetit për festat e fundvitit, Komuna e Prishtinës ka ndarë një shumë prej 50 mijë euro, ndërkaq vlera e përgjithshme e kontratës në mes Komunës së Prishtinës me NPT “Anea”, kap shifrën e 57 mijë e 940 euro.

NPT “Anea” e kishte fituar edhe vitin e kaluar tenderin për dekorimin e shesheve të kryeqytetit për festat e fundvitit. /Telegrafi/