LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi i dorëzoi te Komisioni kërkesat për heqje të imunitetit të deputetëve të arrestuar

Xhaferi i dorëzoi te Komisioni kërkesat për heqje të imunitetit të deputetëve të arrestuar

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i dorëzoi deri te Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit të deputetëve kërkesat për paraburgim të gjashtë deputetëve.

Nga Kuvendi i Maqedonisë kumtuan se në pajtim me nenin 53 paragrafin 5 të Rregullores së Kuvendit të RM-së, kryetari i Kuvendit Xhaferi, i dorëzoi deri te Komisioni për mandate dhe imunitet kërkesat për miratim të paraburgimit të deputetëve Krsto Mukoski, Ljuben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski dhe Zhaklina Peshevska të dërguara nga Gjykata themelore Shkupi 1 – Shkup, Drejtoria për krim të organizuar dhe korrupsion IV KOK. PP. nr.384/17 nga data 28 nëntor 2017.

Para se të sjellë vendimin për të dorëzuar kërkesat te Komisioni, Xhaferi realizoi takim me Kryeministrin Zaev dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.


Komisioni për çështje të rregullores, mandatore dhe të imunitetit do të mblidhet nesër në ora 12, vërtetoi për AIM kryetari i Komisionit, Pavle Bogoevski./Telegrafi/