Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka iniciuar përsëri padi ndaj kishës ortodokse lidhur me kampusin e UP-së.
Gjithashtu, kësaj radhe UP ka paditur edhe Komunën e Prishtinës për shkak te mosanulimit të rregullativës ligjore “diskriminuese”.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi sekretari i Universitetit të Prishtinës, Esat Kelmendi.
Baza e padisë është vërtetimi i të drejtës së shfrytëzimit dhe kthimi i posedimit.
Padia ka të bëjë me pronën prej 4.27.15 hektarë, e cila sipas paditësit ka qenë në shfrytëzim të lirë dhe të papenguar prej saj, duke qenë se e njëjta ka qenë pjesë përbërëse e kampusit universitar sipas Planit Detal Urbanistik të Qendrës Universitare në Prishtinë.
Si provë, paditësi ka sjellë Planin Urbanistik të Qendrës Universitre, Prishtinë -Gz-KSAK nr.54/75.
Në padi thuhet se e akuzuara e parë – Komuna e Prishtinës, pa bazë të vlefshme juridike e në mënyrë të kundërligjshme, në kundërshtim me Planin Detal Urbanistik të Qendrës Universitare në Prishtinë ia ka dhënë një pjesë të kompleksit universitar në shfrytëzim më 26.09.1990 në shfrytëzim të paditurës së dytë Kishës Ortodokse, e cila në sipërfaqen prej 0.54.12 hektar ka ndërtuar objekt fetar – kishë, me oborr në sipërfaqe prej 3.73.04 hektarë.
Në këtë mënyrë, sipas padisë, e paditura e parë – Komuna e Prishtinës, në mënyrë të kundërligjshme/ në kundërshtim me planin Detal Urbanistik, ia ka dhënë në shfrytëzim, kurse nga ana tjetër, e paditura e dytë, Kisha Ortodokse Serbe pa bazë dhe në mënyrë të kundërligjshme e ka marrë atë dhe në të njëjtën pjesë ka ndërtuar kishën “Sveti Sava”, me oborr dhe objekt përcjellës.
Prandaj, paditësi pretendon se ka të drejtën ligjore të shfrytëzimit të patundshmërisë që është objekt i padisë dhe i propozon gjykatës që paditësit t’ia kthejnë në shfrytëzim të lirë dhe të papenguar këtë patundshmëri.
Dy javë më parë Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë Kishës Ortodokse në pretendimin për tokën që e ka në pronësi në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Kjo kishte ndodhur për shkak të mungesës së përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës në gjyq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe