LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: Institucionet kanë kredibilitet për të zgjidhur ngjarjet në Kuvend

Qeveria: Institucionet kanë kredibilitet për të zgjidhur ngjarjet në Kuvend

Qeveria e Maqedonisë vlerëson se institucionet kanë kredibilitet dhe përgjegjësi të plotë t’i zbardhin rastet në Kuvend më 27 prill të këtij vitit për shkak nevojës për drejtësi dhe sundimin e së drejtës”, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

“Vlerësojmë se institucionet kanë për detyrë ta zbardhin rastin për shkak nevojës për drejtësi dhe sundimin e së drejtës në Republikën e Maqedonisë, dhe më asnjëherë mos të përsëritet një gjë e tillë”, tha Boshnjakovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Në lidhje me takimin e djeshëm te presidenti Ivanov, ku morën pjesë kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski, zëdhënësi i qeverisë theksoi se bëhet fjalë për një dukuri të rregullt në suaza të disa proceseve demokratike.


“Ftesa erdhi nga presidenti Ivanov edhe kryeministri Zaev ishte i pranishëm në atë takim. Aty u diskutuan për të gjitha çështjet e hapura dhe ngjarjet që ndodhën këto ditë”, tha Bosnjakovski pas takimit të sotëm me gazetarët në Qeverinë e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori