LAJMI I FUNDIT:

Buxhovi: Nuk duhet ta kremtojmë 28 Nëntorin me zhurmë, kur rinia jonë është jashtë çdo perspektive

Buxhovi: Nuk duhet ta kremtojmë 28 Nëntorin me zhurmë, kur rinia jonë është jashtë çdo perspektive

Historiani Jusuf Buxhovi, duke folur për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, ka komentuar edhe lidhur me simbolet kombëtare dhe ato shtetërore.

“Flamuri nuk është vetëm flamur, është pjesë e identitetit shpirtëror, shtetëror dhe politik. Flamuri kombëtar është flamur kombëtar për gjithë shqiptarët, por Kosova si shtet i pavarur duhet të ketë simbole të veta”, thotë ai. “E di qe ato nuk e paraqesin një pamje të flamurit, por janë marrëveshjet ndërkombëtare, kompromiset e mëdha. Duhet ta kuptojmë se shteti i Kosovës është e arritur e madhe historike, me gjithë peripetitë në të kaluarën”.


Buxhovi, që ishte i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkohen në fushat e kulturës, arsimit dhe të tjera.

“Fakti se kemi dy shtete tregon se jemi subjekt rajonal”, tha ai. “Politika në Kosovë është kthyer kundër interesave në Kosovë, lojërat që kanë ndodhur në Parlament janë për çdo kritikë. Shteti i Kosovës është amaneti më i madh i shqiptarizmit dhe duhet të stabilizohet. Nuk duhet ta kremtojmë 28 Nëntorin me zhurmë, kur rinia jonë është jashtë çdo perspektive”.