LAJMI I FUNDIT:

Eminem – jeta dhe karriera, prej problemeve deri te rikthimi i madh në vitin 2017 (Foto/Video)

Eminem – jeta dhe karriera, prej problemeve deri te rikthimi i madh në vitin 2017 (Foto/Video)

E filloi dy dekada më parë duke shpërthyer në hip hop skenën botërore dhe duke inspiruar gjenerata të tëra. Sot, ai konsiderohet prej legjendave të hip hopit, ikonave të lyricizmit dhe njeriut shembull që ndiqet nga gjenerata të tëra reperësh.

Ashtu si të gjithë të tjerët, edhe Eminem kaloi në faza të ngritjeve dhe rënieve në jetë dhe karrierë. Së fundmi, pasi largoi vuajtjen nga depresioni dhe varësia prej narkotikëve u kthye në skenë me performancë në European Music Awards. Pra, 2017 simbolizon rikthimin e madh të Eminemit në skenë dhe një arsye më shumë për të hedhur një shikim mbi jetën dhe karrierën e tij.

E njihni apo jo?

Emri dhe mbiemri: Marshall Bruce Mathers III
Pseudonimi: Eminem, Slim Shady
I lindur më: 17 tetor, 1972
Mosha: 45 vjeç
Gjatësia: 1.73
Vendlindja: Saint Joseph
Prindërit: Marshall Bruce Mathers, Jr.
Nëna: Debbie Mathers
Vëllezërit dhe motrat: Michael Mathers, Sarah Mathers, Nathan Samra – Mathers
Partenere: Kimberly Anne Scott
Fëmijët: Hailie Jade Scott Mathers, Alaina Mathers, Whitney Mathers.
Sëmundjet: Depresioni
Qyteti: Missouri
Themelues: Shady Records
Pasuria: 210 milionë dollarë


Eminemi ishte lindur në Missouri, por vitet më të rëndësishme të jetës së tij u influencuan në rrugët e Detroitit. Teksa zhvilloi pasionin e tij për hip hopin, në moshën 14 vjeçare ai filloi të marrë pjesë në garat lokale me shokët e tij Mike Ruby dhe Proof. Teksa u rrit, ai formoi grupin e ashtuquajtur D12, që u bë shpejt i populluar në audiencën e gjerë amerikane. Ai rrëmbeu vëmendjen e reperit dhe producentit të njohur, Dr. Dre dhe të dy kanë formuar një marrëdhënie afatgjatë profesionale. Me ndihmën e Dr. Dre ai lansoi suksesshëm albumet si “The Slim Shady LP” dhe “The Marshall Mathers LP.

Albumet e tij kanë qenë të gjitha hite, duke e bërë atë një prej sensacioneve më të mëdha të industrisë së repit. Shumica e këngëve të reperit janë të bazuara në vuajtjet e tij personale me antarët e familjes dhe në karrierën e tij. Kjo konsiderohet nga shumë prej reperëve si ABC e albumeve ët tij, duke e bërë atë të afërt me adhuruesit duke rrëmbyer zemrat e tyre.

Ai shpesh ka pasur probleme me ligjin, ndonjëherë për shkak të dhunës, e në raste tejra edhe për shkak të abuzimit me narkotikë. Sidoqoftë, ajo që mbetet si më kontroverse është lloji i teksteve që ai shrytëzoi në këngët e tij. Ai njihet për përdorimin e fjalëve eksplicite shpesh duke përçuar sinjale agresive. Përkundër gjithë këtyre gjërave, ai arriti të fitojë zemrat e kritikëve dhe ndjekësve të tij, duke fituar plot 15 çmime Grammy për çmimet e tij.

Fëmijëria

Eminemi lindi më 17 tetor të vitit 1972 dhe u pagëzua me emrin Marshall Bruce Mathers III në vendlindjen e tij St. Joseph të Missourit.

Prindërit e Eminemit ishin antarë të Daddy Warbucks, një bend që performonte në një hotel që quhej Ramada Inns. Babai i Eminemit, Bruce dhe nëna Debbie u ndanë më vonë dhe u bashkuan me partnerë të tjerë.

Djaloshi i ri kishte vëllezërit Michael dhe Nate e po ashtu Sarah, që prindërit e tyre i bënë nga martesa tjera. Eminemi jetio me nënën e tij, Debbien dhe shpesh ndryshoi qytetet, para se të vendoste të jetonte në Detroit të Michiganit.

Eminem në Detroit.

Eminemi u rrit në një lagje ku dominonin njerëzit në ngjyrë e ku shpesh ngacmohej nga adoleshentët afro-amerikanë. Si fëmijë ai tregoi afinitet ndaj komedisë dhe muzikës, e po ashtu edhe ndaj hip hopit.

Fëmiu i vogël kurrë nuk kishte marrëdhënie të mira me nënën, por ishte i afërt me gjysmë-vëllain Ronnie. Ai kishte probleme që të arsimohej për shkak të përplasjeve më nënë Debbie dhe u largua nga Lincoln High School kur ai ishte 17 vjeç.

https://www.youtube.com/watch?v=2pJKb-h2iV0

Karriera

Kur Eminemi ishte vetëm 14 vjeç, ai iu bashkua shokut të tij Mike Ruby në praktikimin e rep muzikës. Dy shokët e quajtën veten “Manix” dhe “M&M”, me këtë të fundit që më vonë u bë Eminem.

Marshall merrte pjesë në rep betejat në Osborn High School bashkë me shokun DeShaun Dubree Holton, i cili më vonë u bë i njohur si reper me emrin Proof. Dy reperët bënin beteja duke bërë rep në West 7 Mile të Detroitit. Për të perfeksionuar artin, Eminemi shkruani fjali të gjata me fraza që rimonin mirë me njëra-tjetrën.

Ai më pas bëri rep me një grup që quhej New Jacks, por më vonë kaloi te grupi Soul Intent, një bend që lansoi një këngë në vitin 1995 me protagonistë Eminemin dhe Proofin.

Dy shokët më vonë u larguan nga “Soul Intent” dhe formuan grupin e tyre duke e quajtur D12 ose The Dirty Dozen në vitin 1996. Antarët përfshijnë reperët e njohur si Kon Artis dhe Bizarre dhe grupi bëri disa hite të mëdha si “Fight Music”, “Shit on You” dhe “How Come”.

Në po të njëjtin vit më 1996, Eminemi solil albumin e tij të parë të titulluar “Infinite”. Albumi u regjistrua nën labelin FBT Productions dhe përfshiu këngë që flisnin për vuajtjet që ai u ballafaqua me vajzën e tij në një kohë kur ai ishte financiarisht jo stabil.

Artisti vuajti nga varfëria në vitin 1997 dhe u detyrua të jetonte në shtëpinë e nënës së tij me familjen e tij. Gjatë të njëjtës kohë, që të tejkalonte frustrimin brenda tij, ai krijoi një karakter tjetër anti-social “Slim Shady”. Ai madje regjistroi këngën e parë me këtë pseudonim në po të njëjtin vit.

“Love (dashuria), kur shqiptohet mbrapshtë dhe lexohet fonetikisht, thuhet evil (e keqja)”.

Në vitin 1997 ai mori pjesë në “Olimpiadën e Repit” dhe doli i dyti. Dr. Dre, pronari i labelit “Aftermath Entertainment” dëgjoi një kopje të “Slim Shady EP” dhe ishte i impresionuar, duke shprehur synimin e tij për të punuar me reperin e talentuar.

Në shkurt të vitit 1999, Dr. Dre ndihmoi Eminemin në lansimin e albumit “The Slim Shady LP” që menjëherë katapultoi artistin drejt famës. Ishte një prej albumeve më të suksesshme të vitit, me hite si “My Name Is”, “97 Bonnie and Clyde” dhe “Guily Conscience”.

Eminem dhe Dr. Dre

Në po të njëjtin vit, ai themeloi labelin “Shady Records” bashkë me shokun Paul Rosenberg.

Në maj të vitit 2000, eminemi lansoi albumin e titulluar “Marshall Mathers LP”, një album që u shit 2 milionë kopje në javën e parë. Albumi përfshiu hitin rekord “The Real Slim shady” që e vuri atë në maje të top listave përkundër ofendimeve ndaj artistëve të tjerë.

Kënga tjetër e famshme, “Stan” nga albumi “Marshall Mathers LP”, në bashkëpunim me kënëgtaren britanike, Dido, dhe singli i saj “Thank You”, e shfaqën artistin në një stil të pazakontë të repit. Flitet për një fans të fiksuar të reperit Slim Shady i cili vret veten dhe të dashuërn shtatzënë pasi injorohet nga idhulli i tij.

Në të njëjtin vit, Eminemi lansoi “8 mile”, një film bazuar në jetën e tij të hershme.

https://www.youtube.com/watch?v=YXWlIj46D_M

Gjatë viteve 2001-2004 Eminemi lansoi albume të njohura si “The Eminem Show” dhe “Encore”. Albumet përfshinë hite “Without Me”, “Superman”, “Mockingbird” dhe “Just Lose It”. Gjatë kësaj kohe ai po ashtu asistoi Dr. Dre në disa këngë përfshirë në projektin që fitoi Grammyn, “Forgott about Dre”.

Eminemi bashkëpunoi me këngëtarin e njohur Elton John për të kënduar bashkë me të në Grammy Awards të vitit 2001. Organizata e quajtur GLAAD shprehu lëvdata ndaj reperit për këtë vendim për të performuar pasi që reperi shumë herë kritikoi homoseksualitetin.

“Unë e shikoj Dr. Dren dhe them: ‘Shoku unë të shoh në televizor gjithë ditën. Je një nga ndikuesit më të mëdhenj të jetës time”, tha Eminem.

Dyshja shkuan në studio pas takimit të parë ku Dre ja prezantoi disa instrumentale në të cilat ai po punonte. I pari ishte instrumentali i Labi Siffres nga kënga “I Got The…” dhe pak momente pasi preku butonin “play”, Eminemi filloi të bënte rep aty për aty dhe e bëri refrenin e asaj që do të ishte kënga e tij depërtuese, “My Name is”.

“Kjo është ajo që ndodhi. Dita jonë e parë, në pak minuta të para tona në studio”, thekson Dre teksa flet për Eminemin në pak fjalë.

Në po të njëjtin vit, ai po ashtu shkoi në turne me artistë të njohur si, Xzibit, Snoop Dogg dhe Dr. Dre. Në vitin 2004, artisti ndihmoi Afeni Shakurin që të lansojë albumin pas vdekjes të djalit të tij, legjendës, 2Pac.

Në vitin 2006, reperi prodhoi “The Re-Up”, një album me këngë të kompiluara dhe nën firmën e labelit të tij Shady Records. Në po të njëjtin vit ai u shfaq në BET Music Awards duke kënduar këngën “Touch It”. Ai po ashtu këndoi në albumet e Akon, 50 Cent dhe Lil Wayne, me hitin më të madh që ishte “My Life”.

https://www.youtube.com/watch?v=UOr0U8z7iLs

Dy vjet më vonë, më 2008, artisti publikoi librin me titull “The Way I Am”, që fliste për jetën dhe karrierën e tij. Autobiografia po ashtu përmbajti tekste të këngëve si “The Real Slim Shady” dhe “Stan”.

Nga viti 2009 deri në vitin 2010, reperi sensacional lansoi albumet “Relapse dhe “Recovery”.

“Relapse” përmbanë hite si “Beautiful” dhe “We Made You” përderisa “Recovery” ishte albumi më popullor digjital ndonjëherë.

Albumi “Recovery” përbanë këngë si “Not Afraid”, “Love The Way You Lie” në bashkëpunim me Rihannan dhe “No Love” në bashkëpunim me Lil Wayne.

Në vitin 2014, reperi lansoi albumin “ShadyXV” që ka hite si “Guts over Fear” dhe “Detroit vs Everybody”. Albumi që ka për protagonistë top artistë u bë i suksesshëm me 138 mijë kopje të shitura në javën e parë.

“Mos përdorni drogë, mos bëni seks pa mbrojtje, mos jini të dhunshëm. Ma lini mua këtë”

Një koleksion prej 10 diqeve “THE VINYL LPS” që përmbanë të gjitha albumet e realizuara nga reperi i famshëm u lansua në vitin 2015.

Rep artisti bëri paraqitje befasuese në filma si “The Wash”, “Funny People” dhe “The Interview”. Ai po ashtu mori pjesë në emisione televizive si “Entourage”.

Eminemi po ashtu ka marrë pjesë në koncerte dhe ceremoni të mëdha si BET Awards, turneun “The Home & Home Tour” të Jay Z, dhe MTV Video Music Awards gjatë gjithë karrierës së tij.

Së fundmi ai performoi në nëntor të vitit 2017 në skenën e MTV Europe Music Awards duke u rikthyer pas dy vitesh në skenë me projektin “Walk on Water” në bashkëpunim me Skylar Grey.

Ai nga korriku po punon në albumin e ri që lansohet në vitin 2018. Dhe qëlloni kush është bashkëpuntori i tij në album? Po, Dr. Dre.

Çmimi më i madh

Edhe pse ai fitoi çmime për pothuajse secilin single dhe album që lansoi, mirënjohja më e madhe që ai mori është për “Marshall Mathers LP”, që u bë albumi me rekordin më të shpejt të shitjeve në histori të repit.

“Nëse ke armiq”, mirë, sepse kjo do të thotë se ke bërë diçka”.

Çmimet dhe të arriturat

Në vitin 2001, reperi i njohur mori çmimin për “Best Original Song” për këngën “Lose Yourself” nga filmi 8 Mile. Çmimi ishte i pari që ju prezantua një rep artisti.

Reperi i jashtëzakonshëm u deklarua si “Emcee i Vitit” nga ueb faqja e njohur HipHopDX në vitin 2010 teksa MTV e shpalli atë “Hottest MC”.

Tri vjet më vonë, në vitin 2013, reperi fitoi titullin e YouTube Music Awards Artisti i Vitit” që ju prezantua atij për herë të parë. Në po të njëjtin vit, ai u emërua si “Ikonë Globale” në MTV EMA Music Awards.

Një vit më pas albumi i tij “Marshall Mathers LP 2” fitoi çmimin Grammy për “Best Rap Album” teksa kënga e tij “The Monster” me Rihannan e fitoi çmimin “Best Rap/Sung Collaboration”.

https://youtu.be/ouCGH21RAhA

Eminemi fitoi Grammyn për pothuajse të gjithë albumët e tij, përfshirë “The Slim Shady LP” dhe “Marshall Mathers LP”, “The Eminem Show”, “Relapse” dhe “Recovery, duke e fituar këtë çmim hiç më pak se 15 herë.

Jeta personale dhe çka la pas Eminem?

Në moshën 15 vjeçare, reperi u shoqërua me Kimberley Anne Scott, që iku prej tij me motrën Dawn duke jetuar në shtëpinë e nënës së tij.

Eminem dhe Kim

Ata ranë në dashuri dhe i dhanë jetë vajzës Hailie në vitin 1995.

Eminem dhe vajza Hailie

Kim dhe reperi i talentuar u martuan në vitin 1999, por lidhja e tyre ishte turbulente me çiftin që u divorcua dhe u rimartua disa herë. Në vitin 2000, Eminemi u shfaq në kopertinën e revistës “The Source”, duke u bërë i pari këngëtar me një nderë të tillë.

https://www.youtube.com/watch?v=3doxNGjA4vE

Në vitin 2008, nëna e reperit publikoi librin “My Son Marshall, My Son Eminem” që ishte një libër autobiografik ku ajo tregoi se si a rriti djalin e saj dhe se si a pa atë të ngritej drejt famës.

“Nëse njerëzit marrin ndonjë gjë nga muzika ime, atëherë duhet të jetë motivimi dhe besimi se gjithçka është e mundur përderisa punon dhe nuk dorëzohesh”

Reperi hapur pranoi varësinë ndaj drogave si Valium, Vicodin, Metadon dhe Ambien. Varësia e tij u bë aq e fortë, sa në një rast, ai hante pa ndërprerë Fast Food, duke çuar në shtim të jashtëzakonshëm të peshës së tij. Në një rast tjetër ai humbi vetëdijen në banjë si rezultat i mbidozës me Metadon dhe kështu u hospitalizua.

Hailie është rritur…

Tekstet e artistit shpesh u konsideruan homofobike dhe ai ka pasur telashe për këtë për shkak të këngëve të tij, por pohon se ato janë vetëm këngë dhe ai nuk ka ndonjë objektivitet ndaj njerëzve që janë homoseksualë.

Artisti themeloi “Marshall Mathers Foundation”, një organizatë bamirësie që ndihmoi të rriturit pa privilegje. Ky establishment i tij u ndihmua nga trusti i avokatit Norman Yatooma.

Ai u arrestua disa herë, në një rast pasi rrahu John Guerreran i cili puthi bashkëshorten e tij.

Pasuria

Sipas disa burimeve, reperi ka një pasuri neto prej 170 milionë dollarësh.

Cila këngë e Eminem ju pëlqen më shumë? Çka ju kujton ose personifikon ai për jetën tuaj?

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kalo në kategori