LAJMI I FUNDIT:

Reja e Ibrahim Rugovës uron 28 nëntorin me urimin e fundit që presidenti historik kishte arritur të bënte për shqiptarët (Foto)

Reja e Ibrahim Rugovës uron 28 nëntorin me urimin e fundit që presidenti historik kishte arritur të bënte për shqiptarët (Foto)

Sot (e martë) në Kosovë dhe Shqipëri u kremtua festa e 28 nëntorit, e njohur për të gjithë si festa e flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndjenja patriotizmi pati sot te të gjithë shqiptarët, të cilët në një ditë si kjo festojnë pavarësinë, me falënderimet më të mëdha për ata që vuajtën duke dhënë gjithçka për lirinë që e gëzojmë sot.

Bashkëshortja e ish-deputetit, Ukë Rugova, Blerta Kllokoqi-Rugova ka zgjedhur një urim të veçantë sot (e martë) me rastin e festës së 28 nëntorit.


E njëjta, e cila tash e sa vite ushtron profesionin e ligjërueses në një nga universitetet në Kosovë, ka zgjedhur që përmes rrjetit social Facebook, t’iu urojë ndjekësve të saj këtë festë kombëtare.

Blerta Kllokoqi-Rugova

Blerta jo rastësisht, ka vendosur që urimin e sotëm ta ketë të njëjtë me atë të vjehrrit të saj, presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Me urime të përzemërta dhe plot bekime për shqiptarët, Ibrahim Rugova e kishte përmbyllur urimin e tij të fundit për 28 nëntorin, para se vdekja ta gjente atë në janarin e 2006-s.

Blerina Kllokoqi-Rugova sjell koleksion të admirueshëm për fëmijë (Video)
Lexo po ashtu Blerina Kllokoqi-Rugova sjell koleksion të admirueshëm për fëmijë (Video)

Ky është urimi që transmetoi sot për ndjekësit e saj, reja e Ibrahim Rugovës, Blerta Kllokoqi-Rugova:

“Sot, unë dua të u uroj 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, me një urim të Presidentit tonë historik Dr. Ibrahim Rugova në Nëntor të vitit 2005:
‘Qytetarë të nderuar të Kosovës,
Zonja dhe zotërinj, Ju shpreh urimet e mia të përzemërta për Ditën e Flamurit – 28 Nëntorin.
Sot të gjithë e themi me krenari se 28 Nëntori i vitit 1912, Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë gjithëshqiptare që u përgjysmua, është dita më e rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë, pas 28 Nëntorit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që këtë vit bie në 600-vjetorin e lindjes së Tij.
Dhashtë Zoti që sa më shpejt të gëzojmë njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga miqtë tanë, çfarë do të qetësonte popullin e Kosovës dhe këtë pjesë të Europës e të botës.
Zoti e bekoftë Ditën e Flamurit!
Zoti i bekoftë shqiptarët!
Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës!
Zoti e bekoftë Kosovën!’
Urime!” (sic.), është urimi i fundit i presidentit historik, i publikuar sot nga Kllokoqi-Rugova. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arbër Bytyqi komenton lojën e Gjestit: Ka vetëbesim të tepruar, ka dalë prej lëkurës së vet

Arbër Bytyqi komenton lojën e Gjestit: Ka vetëbesim të tepruar, ka dalë prej lëkurës së vet

Magazina
Përballja sy me sy, Stresi - Vullnetit: Mirë që u takuam në Big Brother, po të kisha parë jashtë do të kisha rrahur

Përballja sy me sy, Stresi - Vullnetit: Mirë që u takuam në Big Brother, po të kisha parë jashtë do të kisha rrahur

Magazina
Stresi nuk ia zgjati dorën, reagojnë nga Instagrami i Vullnetit: Futeni edhe Gold AG me fansat, i përballon të gjithë

Stresi nuk ia zgjati dorën, reagojnë nga Instagrami i Vullnetit: Futeni edhe Gold AG me fansat, i përballon të gjithë

Magazina
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4

Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Xumi pretendon se e njeh mirë Gjestin, teksa insiston që Livia mund të lidhet me të

Xumi pretendon se e njeh mirë Gjestin, teksa insiston që Livia mund të lidhet me të

Magazina
Sherri në familjen mbretërore - Princ Leka dënohet me 16 muaj shërbim prove, Elia Zaharia shpallet e pafajshme

Sherri në familjen mbretërore - Princ Leka dënohet me 16 muaj shërbim prove, Elia Zaharia shpallet e pafajshme

Magazina
Kalo në kategori