LAJMI I FUNDIT:

Blerina Kllokoqi-Rugova sjell koleksion të admirueshëm për fëmijë (Video)

Blerina Kllokoqi-Rugova sjell koleksion të admirueshëm për fëmijë (Video)

Stilistja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova vazhdon të mbetet njëra ndër stilistet më kreative në vend.

Ka disa muaj që Kllokoqi-Rugova ka punuar rreth koleksionit të saj më të ri, të cilin ka arritur ta përfundojë me sukses.


Bëhet fjalë për një mini-koleksion, dedikuar vajzave të vogla, veshje të cilat janë punuar enkas për to, të dizajnuara me stil të veçantë.

Në një prononcim për Telegrafin, Blerina tregoi se ndjehet e lumtur që arriti të realizojë një linjë veshjesh të tilla, dëshirë të cilën e kishte prej kohësh.

“Është hera e parë që kam realizuar një linjë veshjesh për vajzat e vogla, kemi punuar me përkushtim, dhe më vjen mirë që arrita ta përfundoj me sukses një koleksion të tillë”, u shpreh stilistja e njohur.

Në rrjetet sociale, Blerina ka publikuar edhe videon promovuese të koleksionit, e cila sjell vajzat e vogla të veshura me fustanet e veçanta të markës “BKR”. /Telegrafi/

Part 1 @carshia_marigonaresidence #@blerdi_malushi @studioagona @meritonhair @hotelgarden dhe te gjitha princeshave te vogla qe na mundesuan videon!

A post shared by Blerina Kllokoqi Rugova (@blerinakllokoqirugova) on Nov 26, 2017 at 11:09am PST