LAJMI I FUNDIT:

Dy Qeveritë, sot në Vlorë për të shënuar festën e Pavarësisë

Dy Qeveritë, sot në Vlorë për të shënuar festën e Pavarësisë

Ministrat e Qeverisë së Edi Ramës dhe ata të Ramush Haradinajt, sot nga Korça do të jenë në Vlorë.

Në qytetin e flamurit sot do të ketë një varg aktivitetesh në mes të dy delegacioneve, për të shënuar kështu 105 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Manifestimeve në Vlorë sot I bashkohet edhe presidenti I Kosovës Hashim Thaçi, i cili mbrëmë pasi bëri homazhe në Prekazin e Jasharajve ka thënë se po niset për në Vlorë për t’iu bashkuar festës mbarëkombëtare.