LAJMI I FUNDIT:

Cech ende beson se Arsenali mund ta fitojë titullin e Ligës Premier

Cech ende beson se Arsenali mund ta fitojë titullin e Ligës Premier
BELGRADE, SERBIA - OCTOBER 19: Goalkeeper Petr Cech (C) of Arsenal greets the supporters after the UEFA Europa League group H match between Crvena Zvezda and Arsenal FC at Rajko Mitic Stadium on October 19, 2017 in Belgrade, Serbia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Portieri i Arsenalit, Petr Cech ende beson se skuadra e tij mund ta fitojë titullin e Ligës Premier këtë sezon, edhe përkundër diferencës mbi 10 pikë me liderin, Manchester City.

Cech ende beson se shanset e fitimit të titullit të Ligës Premier nga Topçinjtë janë kthyer në rrugën e duhur, pasi ata u ngjitën përsëri në top katër me një fitore të vuajtur në Burnley të dielën.


“Ne duhet të luajmë nga ndeshja në ndeshje dhe të mos mendojmë shumë për atë që po ndodh përreth nesh, sepse e vetmja mënyrë është nëse fitoni lojën tuaj, ju jepni një shans vetes, kështu që kjo është ajo që ne kemi në mendjen tonë”, ka thënë fillimisht Cech.

Arsenali fiton në fund ndaj Burlneyt, Sanchez ia siguron tri pikët (Video)
Lexo po ashtu Arsenali fiton në fund ndaj Burlneyt, Sanchez ia siguron tri pikët (Video)

“Ne fitojmë ndeshjet tona dhe e shohim se si po shkojnë të tjerët”.

Arsenali ka rikthyer formën në ndeshjet e fundit (Getty Images)

“Ekipet në këtë moment që janë mbi ne, nëse vazhdojnë të fitojnë, atëherë nuk mund t’i kapim ata, por ju duhet të siguroheni që ju të fitoni së pari dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Ka aq shumë ndeshje për t’u luajtur dhe kaq shumë pikë për të luajtur dhe nuk arrin qëllimet tuaja pas 13 ndeshjeve, ju duhet të vazhdoni për 30 ndeshje, me qartësi”.

Cech: Nuk e dua këtë trofe, e dua të madhin (Foto/Video)
Lexo po ashtu Cech: Nuk e dua këtë trofe, e dua të madhin (Foto/Video)

“Mund të ketë edhe shumë kthesa në tavolinë, sepse nëse ju fitoni dy ndeshje radhazi ngjiteni në tabelë dhe nëse barazoni ju mund të bini nga katërshja”.

“Kështu që do të shkojmë shumë shpejt dhe do të jemi konkurrues deri në fund të sezonit, mendoj”, përfundoi portieri i Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori