LAJMI I FUNDIT:

Si të mbroheni kur dikush tenton t’ju grabitë me armë?

Si të mbroheni kur dikush tenton t’ju grabitë me armë?

Grabitjet me armë në rrugë janë të shpeshta në çdo vend të botës dhe padyshim se nuk janë aspak të kënaqshme

Megjithatë, ndonëse gjëja më e mençur që mund të bëni në raste të tilla është t’i dëgjoni urdhrat e grabitësit dhe t’ia jepni të gjitha gjërat që i keni, nëse jeni një nga personat që marrim vendime të rrezikshme, atëherë mund t’ju pëlqejë ideja të mbroheni në raste të tilla dhe ta sulmoni ju grabitësin.


Se si bëhet kjo, fillimisht duhet të flasim pak për artin e njohur marcial Wing Chun, transmeton Telegrafi.

Wing Chun është art marcial tradicional i pjesës jugore të Kinës, ndërsa parasheh betejat e afërta, ku stilin më të njohur e ka ‘wushu’-në.

Një art të tillë e ka praktikuar dhe përmirësuar edhe Ip Man, në të cilin janë të bazuar disa filma.

Mjeshtëri Wong është një vloger i njohur i cili ka një kanal në YouTube me miliona shikime, në të cilat tregon se si duhet të mbrohemi apo sulmojmë në raste të caktuara.

Më poshtë e keni një video ku ai tregon hollësisht se çfarë duhet të bëni në rast se dikush tenton t’iu grabitë me armë. /Telegrafi/