Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar sot, vizitë për deputetët e Kuvendit të Kosovës: Xhevahire Izmaku, Sami Kurteshi, Shkumbin Demaliaj në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës ku u pritën nga kryeprokurori, Shyqyri Syla.
“Kryeprokurori Syla, njoftoi deputetët rreth hapave të ndërmarrë për zbatimin e marrëveshjes së drejtësisë, integrimin e sistemit prokurorial dhe sfidat me të cilat po përballen. Ai tha se janë të angazhuar 21 prokurorë, përkatësisht 10 prokurorë serb dhe 11 prokurorë shqiptar të cilët do të operojnë në bazë të ligjeve të Kosovës. Ai shtoi se ndarja e lëndëve në Prokurori do të bëhet me short dhe tashmë është filluar të punohet.
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës takuan edhe prokurorët nga të dy komunitetet, si dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të ndjekur në vazhdimësi procesin e integrimit të sistemit të drejtësisë, duke kërkuar që ky proces të bëhet në bazë të ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Pas vizitës në terren, me organizim të KDI-së , deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhevahire Izmaku, Sami Kurteshi, Shkumbin Demaliaj, morën pjesë në debat publik me banorët e fshatrave të rajonit të Mitrovicës . Qëllimi i këtij debati ishte për të parë nga afër ndikimin e marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi në jetën e qytetarëve të këtij rajoni, sfidat me të cilat përballen dhe kërkesat që ata kanë për përmirësimin e jetës së tyre.
Në këtë debat u theksua nevoja e rritjes së transparencës dhe përfshirjes më të madhe të qytetarëve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Banorët e fshatrave të rajonit të Mitrovicës u shprehen të pakënaqur me rezultatet e dialogut deri më tani dhe po ashtu me mungesën e kushteve për kthim në vendbanimet e tyre në fshatrat dhe lagjet që i takojnë Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut dhe komunave tjera të kësaj ane. Ata gjithashtu shprehën shqetësimin e tyre për strukturat e mbetura paralele në sistemin e arsimit, të shëndetësisë dhe mos respektimin e obligimeve ndaj shtetit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Trajtimi kirurgjik i mbipeshës – ku dallon ngushtimi i lukthit nga bypass-i i stomakut? Flet doktor Krasniqi
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025