Siç sugjeron edhe emri, fillet prapa planit të dietës Paleo datojnë qysh nga epoka e Paleolitit.
Plani ushqimor i kësaj diete promovon konsumimin e ushqimeve të shëndetshme dhe me vlera ushqyese, por gjithashtu është shumë kufizues dhe eliminon grupe të tëra të ushqimeve, transmeton Telegrafi.
Cili është qëllimi kryesor i dietës së Paleos?
T’i shmangë ushqimet e procesuara, sheqerin, produktet djathore dhe kripën, etj. Në vend të tyre, plani përqendrohet në konsumimin e yndyrave të shëndetshme, duke filluar nga arrat, farat, vajin e ullirit, mishrat e ushqyer me bari, e deri te vezët, pemët dhe perimet.
Pra, ideja kryesore është të hani përbërës të cilët kanë qenë në dispozicion gjatë epokës së Paleolitit. Në teori, ne kemi evoluar me këto ushqime, prandaj trupat tanë janë të mësuar mirë me këto ushqime, ndryshe nga ushqimet e proceduara.
Çfarë nuk guxoni të hani në dietën e Paleos?
Duke qëndruar besnik ndaj origjinës, plani ushqimor i kësaj diete nuk përfshin asnjë ushqim të cilin nuk e kanë konsumuar paraardhësit tanë.
Ndjekësit e kësaj diete guxojnë të hanë mishra, vezë dhe peshk, dhe këto e përmbushin sasinë ditore të rekomanduar të proteinës. Megjithatë, shmangia e produkteve djathore mund të jetë problematike sepse janë burim primar i kalciumit, fosforit, vitaminave dhe zinkut.
Si duket dieta ditore e Paleos?
Për mëngjes: Vezë të fërguara apo perime dhe omëletë salmoni me frut të freskët sezonal. Gjithashtu edhe kafe, çaj apo lëng të freskët të shtrydhur.
Për drekë: Perime të freskëta nga kopshti, avokado dhe ushqim deti, sallatë me lëng limoni apo uthull dhe vaj ulliri. Ujë mineral, çaj bimor apo një gotë verë.
Për darkë: Mish të lopës, derrit apo peshk të freskët. Perime si brokoli, karotat, etj. Ujë, çaj dhe ujë mineral, ndërsa fruta dhe boronica të freskëta si desert.
Njerëzit i nënshtrohen dietës së Paleos në mënyrë që të humbin peshë, të shmangin ushqimet e procesuara, por nga nutricionistët është vlerësuar si dietë e kufizuar e cila mund të ketë rezultate afatshkurta, por në periudhë afatgjate nuk është e balancuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!