LAJMI I FUNDIT:

Gjenden mbetje mortore të tre personave afër Gjakovës

Gjenden mbetje mortore të tre personave afër Gjakovës

Mbetje mortore të së paku tre personave, janë gjetur ditëve të fundit në një lokacion në dalje të Gjakovës, në afërsi të zonës industriale që ndodhet rrugës për Prizren.

Lajmin për kallxo.com e konfirmuar drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

“Ne gjatë tërë javës jemi duke punuar në atë teren. Kemi gjetur edhe mbetje mortore të minimum tre individëve. Terreni është i vështirë dhe i papërshtatshëm. Situatën e komplikon edhe më shumë fakti se në ato vende ka shumë kafshë të ngordhura. Na nevojitet edhe së paku një javë punë aty”, ka thënë Gërxhaliu.


Gërxhaliu ka shtuar se punimet janë paraparë të vazhdojnë të mërkurën më 29 nëntor, por sipas tij “duket se moti nuk do t’i lejojë të shkojnë në terren”.

Së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore, në vend të ngjarjes të pranishëm janë edhe ekspertët e EULEX- it.

E kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetajn, ka thënë për kallxo.com se ende nuk mund të dihet nëse këto mbetje mortore u përkasin personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë apo rasteve të tjera.

“Ende nuk mundemi të tregojmë se a konsistojnë këto mbetje mortore me personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. Paraprakisht, mbetjeve mortore do t’u bëhet analiza e ADN-së, e pastaj dërgimi në komision ndërkombëtar për analizë. Ende nuk mund të dihet se a i takojnë personave të pagjetur apo ka të bëjë me raste të tjera”.

Ai tha se mbetjet mortore të gjetura në këtë lokacion janë të përziera edhe me eshtrat e kafshëve, andaj antropologët duhet të shikojnë se cilat mbetje u përkasin njerëzve.

Në trend Lajme

Më shumë
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Lajme
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq –  Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Lajme
Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor

Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
Kalo në kategori