LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e zgjedhjeve lokale, mund ta rrezikojnë koalicionin qendror! (Video)

Rezultatet e zgjedhjeve lokale, mund ta rrezikojnë koalicionin qendror! (Video)

PDK, AAK, AKR dhe NISMA, parti të cilat udhëheqin me Qeverinë e Kosovës, kanë pasur një rivalitet ndërmjet vete në shumë komuna në zgjedhjet e fundit lokale. Ky rivalitet, sipas deputetit të Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, do të mund të çojë në prishje të koalicionit për shkak se, sipas tij, vetëm një votë nevojitet për këtë.

Edhe për njohësin e çështjeve politike, Mazllum Baraliu, ky koalicion mund prodhojë lëkundje të partneritetit në qeverisjen qendrore.


Por, ndryshe thotë Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën. Sipas saj, partnerët qeverisës nuk duhet të përfshijnë rivalitetin e zgjedhjeve lokale me partneritetin qeverisës, duke shtuar se një lëkundje e bashkëpunimit nuk është e mundur.

Edhe Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shprehet i bindur se koalicioni do të vazhdojë të funksionojë siç është më së miri. Për të, “me vetë faktin që për prishjen e qeverisë nevojitet vetëm një votë, atëherë partnerët e koalicionit po punojnë intensivisht në të mirën e vendit”!

Partitë të cilat janë në udhëheqje të vendit i kanë vetëm 60 vota në Kuvendin e Kosovës, për shkak se në momentin e marrjes së postit të ministrit nga ana e Behgjet Pacollit, vendin e tij e ka zënë një deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi kjo parti ishte në koalicion me partinë e Pacollit. /Tribuna Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Lajme
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Lajme
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Lajme
BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

Politikë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori