Policia e Kosovës ka dhënë detajet e sulmit të dy shtëpive private të pjesëtarëve të FSK-së në Zubin Potok. Sipas organeve të rendet, në të dy rastet janë përdorur mjete eksploduese, granatë dore, si dhe përdorim të mjetit ndezës të lëngshëm (me përmbajtje derivate nafte), ndërsa përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar në njerëz.
“Sot rreth orës 02;00, në Zubin Potok, në dy shtëpi private, në dy lokacione të ndara janë regjistruar dy shpërthime me mjete eksploduese.
Dëme materiale të konsiderueshme janë konsideruar në tri vetura private dhe dy shtëpitë e viktimave, meshkuj të përkatësisë etnike serbe, banor të komunës Zubin Potok, të punësuar në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar në njerëz.
Njësitë policore menjëherë pas rastit, kanë ndërrmarë të gjitha veprimet e nevojshme policore me qëllim të kontrollit më të detajizuar të vendit të ngjarjes dhe lokacioneve përreth si dhe me qëllim të identifikimit të kryesve të mundëshëm lidhur me rastin e raportuar.
Veç njësive të rregullta policore, hetuesit rajonal së bashku me teknikët e forenzikës dhe njësitë e specializuara për identifikim të mjeteve eksploduese, kanë bërë shikimin e detajuar të vendit të ngjarjes, ndërsa kanë konfirmuar se bëhet fjalë për përdorim të mjeteve eksploduese, granatë dore, si dhe përdorim të mjetit ndezës të lëngëshëm (me përmbajtje derivate nafte).
Prokurori i shtetit në Prokurorinë themelore në Mitrovicë, është informuar lidhur me detajet e rastit dhe veprimet e ndërmara, ndërsa ka urdhëruar inicim të rastit si vepër penale “shkaktim të rrezikut të përgjithëshëm”.
Deri më tani, nuk ka persona të raportuar të arrestuar ndërsa policia e Kosovës, është në kërkim të vazhdueshëm të mbledhjes së informatave të mundshme si dhe të arrestimit të personave të dyshuar.
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë veri, po ndërrmer të gjitha masat e domosdoshme si të nevojshme, për zbardhjen e këtij rasti, si dhe për të ofruar siguri maksimale qytetarëve të saj në fushën e rendit publik, ndërsa fton qytetarët të cilët mund të posedojnë ndonjë informacion të nevojshëm, të njoftojnë policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së këtij akti kriminal dhe krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë” (sic.), thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje