LAJMI I FUNDIT:

Këshilltarja komunale përjashtohet nga mbledhja, sepse kishte marrë foshnjën me vete (Foto)

Këshilltarja komunale përjashtohet nga mbledhja, sepse kishte marrë foshnjën me vete (Foto)

Yaka Ogata që është këshilltare komunale në qytetin Kumamoto të Japonisë, kishte shkuar në takim me fëmijën shtatë muajsh, si protestë që nuk po ndihmohen sa duhet nënat me fëmijë të vegjël.

Zyrtarët e asamblesë komunale nuk u pajtuan me veprimin e 42-vjeçares, duke e përjashtuar nga mbledhja, transmeton Telegrafi.

Ogata me fëmijën e vogël

“Vetëm tre muaj pushim për lehoni, janë të pamjaftueshme. Grave që duan të bëhen nëna, iu pamundësohet karriera”, ka thënë Ogata në fjalimin para këshilltarëve.


Përzënia saj është kritikuar nga organizatat e ndryshme humanitare, ndërsa është kërkuar që zgjatet pushimi i lindjes, si dhe të bëhet më shumë për nënat e reja. /Telegrafi/