LAJMI I FUNDIT:

Koci: Shteti po rrezikohet, VV të shpallet organizatë antikushtetuese

Koci: Shteti po rrezikohet, VV të shpallet organizatë antikushtetuese

Zyrtari lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci ka kërkuar që Lëvizja Vetëvendosje të shpallet organizatë antikushtetuese.

Koci, që mban postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ka thënë se Partia e Albin Kurtit po e sfidon Shtetin e Kosovës përmes verpimeve anarkiste e kriminale.


“Vetëvendosje sfidon shtetin! Shteti duhet të reagojë edhe në forma tjera për të ndaluar veprimet anarkiste e kriminale të kësaj lëvizjeje”, ka shkruar Koci në Facebook.

Postimi i plotë i Kocit:

“Vetëvendosje sfidon shtetin! Shteti duhet të reagoj edhe në forma tjera për të ndaluar veprimet anarkiste e kriminale të kesaj lëvizjeje .

Duhet te shpallet organizatë antikushtetuese. Shteti i Kosovës po rrezikohet!

Presidenti duhet të thërras Këshillin kombëtar të sigurisë urgjentisht për të ndërmarrë veprime në mbrojtje të institucioneve të shtetit, rendin kushtetues dhe demokracinë!”, (sic), ka shkruar Koci.

Reagimi i Kocit ka ardhur pas arrestimit të tre deputetëve të Vetëvendosjes. /Telegrafi/