LAJMI I FUNDIT:

Thaçi priti Ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, flasin për transformimin e FSK-së në ushtri

Thaçi priti Ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, flasin për transformimin e FSK-së në ushtri

Thaçi priti Ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, flasin për transformimin e FSK-së në ushtri

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka.


Thaçi e ka falënderuar ministren Xhaçka për mbështetjen që Qeveria e Shqipërisë po i jep Kosovës kudo në botë.

“Kosova dhe Shqipëria kanë bashkëpunim shumë të mirë dhe ne po mësojmë nga përvoja 105 vjeçare e shtetit shqiptar”, u shpreh presidenti Thaçi, duke vlerësuar lart kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale si pjesë e NATO-s.

Ndërsa, Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se anëtarësimi i shteteve të rajonit në aleancën veriatlantike, përfshirë edhe anëtarësimin e Kosovës, do të zgjidhte problemet e sigurisë me të cilat përballet rajoni ynë.

Ajo theksoi se së shpejti Shqipëria do të ketë edhe atasheun e vet rezident në Kosovë.

“E mbështesim transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura”, u shpreh ajo.

Presidenti Thaçi dhe ministrja Xhaçka kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e Ministrisë së Mbrojtjes me Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të cilin janë pajtuar se mund të thellohet edhe më shumë.

Kreu i shtetit ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë model i profesionalizmit dhe i shumetnicitetit, si dhe ka shprehur bindjen se transformimi i saj në ushtri do të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, bashkësinë ndërkombëtare, si dhe me të gjitha komunitetet në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori