LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të ndalonte adoleshentin e dehur, polici bëhet për spital (Video)

Tentoi të ndalonte adoleshentin e dehur, polici bëhet për spital (Video)

Janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet një polic i cili rrahet egërsisht nga një nxënës, i cili dyshohet se ishte i dehur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kapura nga një telefon celular tregojnë një ngjarje të ndodhur në Letoni në të cilën shihet polici me uniformë derisa përpiqej të ndalonte një djalë, i cili raportohej të ishte 15 vjeç.


Polici, siç thuhet më tej, ishte shtruar në spital pas sulmit, që ishte filmuar dhe që dukej se ishte inkurajuar edhe nga disa të rinj të tjerë. /Telegrafi/