Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), me rastin e prezantimit të projektit tradicional “Javët e Biznesit Kosovar 2017”, ku dhe ka bashkëbiseduar me prodhuesit.
“Konsumoni prodhimet e Kosovës, pasi që janë më cilësore sesa ato që importohen”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se “Javët e Biznesit Kosovar 2017”, është një dëshmi se jemi në krah të prodhuesve vendës dhe se roli i qeverisë është që t’i shqyrtoj e realizoj kërkesat e biznesit vendës apo që ti eliminojë barrierat që hasin prodhuesit. Sipas tij Javët e Biznesit Kosovar ndryshuan mentalitetin konsumues dhe ky është projekt kapital i AKB-së nga viti 2003 që e kemi përcjell nga këndë vështrime të ndryshme dhe ndiej veten mirë që sivjet e organizojmë bashkërisht.
“Do të jemi në krah të prodhuesve vendës në mënyrë që kapitali të mbetet tek ata që e krijojnë. Qëllimi i qeverisë së vendit si tani ashtu edhe në të ardhmen ka me qenë në dobi të biznesit dhe konfirmojmë se barrierat me të cilat përballen do të eliminohen”, theksoi Ramush Haradinaj.
Kryeministri i vendit shtoi se dëshiron që në partneritet me AKB-në të realizoj “Javët e Biznesit Kosovar 2017 dhe projekte tjera me rëndësi.
“Rritja ekonomike është sfidë e përbashkët dhe duhet angazhim i të gjithëve që të kemi rezultate të rritjes ekonomike”, tha kryeministri.
Ai premtoi se nuk do të kursehet, edhe pse sikur që biznesei ka probleme, ashtu telashe kanë edhe institucionet.
Ndërkaq kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se “Javët e Biznesit Kosovar 2017” organizohen për të 15 vit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve kosovare, të stimulojë bizneset vendëse, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë mjedis të favorshëm afarist për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.
“Edhe pse keni bërë disa veprime të duhura në dobi të biznesit, keni çfarë të bëni akoma dhe prodhuesit presin nga ju kryeministër edhe veprime tjera në mënyrë që të kemi rritje ekonomike më të madhe”, tha Shahini.
Kreu i AKB-së theksoi se masat fiskale të ndërmarra menjëherë, janë të dobishme dhe se rezultatet do të shihen nga një janari i vitit të ardhshëm, ku besojmë se do të kemi rritje ekonomike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë