Një furrë buke në Finlandë ka lansuar atë që pretendon se është e para bukë në botë prej insekteve që iu ofrohet konsumatorëve në dyqane.
Çdo bukë e prodhuar nga “Fazer Bakeries” përmban rreth 70 karkalecë të tharë, që janë përzier me miellin dhe farat.
Furra e bukës thotë se ky produkt jo i zakonshëm, që është i disponueshëm për klientët që nga e premtja për 3.99 euro, iu ofron konsumatorëve një burim të mirë proteinash dhe një mënyrë të lehtë për t’u familjarizuar me ushqimet e reja me bazë insektet.
Buka u lançua pak pasi Finlanda iu bashkua 5 shteteve të tjera europiane; Britanisë, Holandës, Belgjikës, Austrisë dhe Danimarkës; më herët këtë muaj, në lejimin e rritjes dhe tregtimit të insekteve për t’u përdorur si ushqim.
Pronarët e furrës së bukës thonë se ata e kanë eksperimentuar bukën që nga vera e shkuar, por kishin pritur deri sa legjislacioni të miratohej për ta hedhur atë në treg.
Për shkak të një sasie të kufizuar furnizimi me karkaleca, përcjell tch, buka fillimisht do të shitet në 11 dyqane të kompanisë, në hipermarketet e kryeqytetit finlandez Helsinki, por kompania planifikon që deri vitin e ardhshëm ta ofrojë atë në 47 dyqanet e saj.
Ndërsa mbetet e pazakontë në Europë, ngrënia e insekteve është e zakonshme në shumë pjesë të tjera të botës.
Kombet e Bashkuara përllogarisnin vitin e kaluar se, të paktën dy miliardë njerëz hanin insekte dhe më shumë se 1.900 specie janë përdorur për ushqim.
Ata që e kanë shijuar bukën në Helsinki, shtyrë nga kurioziteti, thonë sidoqoftë se nuk kanë mundur ta dallojnë ndryshimin. Ajo ka shijen e një buke të zakonshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Francezët gatuajnë bukën baguette me një gjatësi rekord prej 140 metrave
Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë
E dinë
Pyetje për një milion – Si përfundoj vetura aty
Vjehrra
Konduktori
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'