LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet shuma e saktë sa miliona euro fitoi Skënderbeu në Ligën e Evropës

Zbulohet shuma e saktë sa miliona euro fitoi Skënderbeu në Ligën e Evropës

Skënderbeu po merr pjesë për herë të dytë në grupet e Ligës së Evropës, ndërsa arkat e klubit korçar po vazhdojnë të mbushen nga viti në vit.

Nënkampionët e Shqipërisë kanë arkëtuar fillimisht 3.3 milionë euro vetëm nga pjesëmarrja në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.


Por, përfitimet nuk ndalen këtu, pasi rezultatet pozitive të arritura në këtë fazë grupesh shpërblehen.

Korçarët kanë grumbulluar pesë pikë deri tani në pesë ndeshje, duke marrë një fitore dhe dy barazime.

Një rezultat i barabartë vlen 120 mijë euro dhe me dy të tilla që kanë arritur, Skënderbeu ka përfituar 240 mijë euro.

Duke iu shtuar këtyre edhe 360 mijë euro që vlen fitorja, shuma shkon në 600 mijë euro vetëm nga rezultatet pozitive.

Që, në total, shkon në rreth katër milionë euro vetëm nga pjesëmarrja në grupet e Ligës së Evropës dhe rezultatet pozitive të arritura.

Duke mos harruar edhe faktin që korçarët kanë edhe një ndeshje për të luajtur në Zvicër ndaj Young Boys, një tjetër mundësi për të arkëtuar të ardhura të tjera.

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori