LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu (Video)

Arrestohen Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu (Video)

E plotësuar: Policia e Kosovës arrestoi deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu. Policia për të arrestuar Kurtin ka hedhur edhe sprej.

Nga hedhja e sprejit, deputeti Rexhep Selimi, Arbër Rexhaj dhe Driton Çaushi dhe përfaqësues tjerë të Vetëvendosjes dukej se kishin probleme për shkak të sprejit.


Nga hedhja e sprejit kanë pësuar edhe gazetarë e kameramanë. Ambulanca ndodhet para Kuvendit të Kosovës për trajtimin e deputetëve dhe aktivistëve të VV-së.

Deputetët e VV-së e presin Kurtin para Kuvendit, Policia po tenton ta arrestojë

E plotësuar: Deputetë të lëvizjes Vetëvendosje janë para Kuvendit të Kosovës për të pritur deputetin Albin Kurti, të cilin Policia e Kosovës po tenton ta arrestojë.

Aktivistë të Vetëvendosjes po tentojnë ta ndalojnë arrestimin e Kurtit, ndërkohë që aty  vërehet prani e shtuar e Policisë.

Një ditë më parë gjyqtari Beqir Kalludra urdhëroi arrestimin e deputetëve Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu madje u caktoi edhe paraburgim, për shkak të mos paraqitjes së tyre në seancën gjyqësore ndaj hedhjes së gazit lotsjellës.

Drejtpërdrejt para Kuvendit të Kosovës

Posted by KosovaPress on Freitag, 24. November 2017