LAJMI I FUNDIT:

Dreshaj: Në Istog ka ndodhur ndryshimi

Dreshaj: Në Istog ka ndodhur ndryshimi

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj, i cili pas numërimit të votave me kusht, përmbysi rezultatin e zgjedhjeve të balotazhit, ka falënderuar të gjithë votuesit që i dhanë besimin për të qeverisur në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Postimi i plotë i Dreshajt në Facebook:


“Faleminderit Istog, faleminderit diasporë, faleminderit sovran.

Ndryshimi ndodhi, betohem se do të jem i të gjithëve, do të jem për të mirën e Istogut, për Istogun evropian.

Faleminderitttttt nga zemraaaaaaaaaaaa!”, (sic), ka shkruar Dreshaj. /Telegrafi/