LAJMI I FUNDIT:

Në Istog përmbyset rezultati, Gani Dreshaj para Haki Rugovës

Në Istog përmbyset rezultati, Gani Dreshaj para Haki Rugovës

Trendi i numërimit të votave me kusht dhe me postë në Qendrën e Numërimit dhe rezultateve tregon që kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj, mund ta tejkalojë rivalin e tij nga LDK, Haki Rugova.

Kur janë numëruar mbi 700 vota nga këto kategori, tabela e rezultateve në QNR tregon se për kandidatin e AAK-së kanë votuar 899 votues ndërsa për kandidatin e LDK-së vetëm 40.

Kanë mbetur pa u numëruar edhe rreth 600 vota.


Në rezultatet e votave të rregullta të numëruara më 19 nëntor, Haki Rugova ka qenë në avantazh me 671 vota ndaj Dreshajt.

Një përmbysje e rezultatit do ta largonte LDK-në nga drejtimi i Istogut për herë të parë që nga viti 2000 dhe do ta bënte AAK-në partinë me më së shumti komuna të fituara në zgjedhjet e sivjetme lokale (8)./Kallxo.com/