LAJMI I FUNDIT:

DnV: Vendimet e PZAP-it, pa bazë të mjaftueshme për rinumërim të tërësishëm, mund të dëmtojnë integritetin e zgjedhjeve

DnV: Vendimet e PZAP-it, pa bazë të mjaftueshme për rinumërim të tërësishëm, mund të dëmtojnë integritetin e zgjedhjeve

Demokracia në Veprim (DnV) përmes një njoftimi për media thekson se gjatë vëzhgimit të procesit të votimit dhe numërimit në ditën e zgjedhjeve për raundin e dytë për kryetarë të komunave, nuk ka evidentuar parregullsi serioze apo mospërfillje të procedurave zgjedhore të cilat mund të dëmtonin procesin apo të devijonin votën e qytetarëve.

DnV thekson se konstatimet e tyre janë konfirmuar edhe gjatë pranimit të kutive të votimit dhe procedimit në mënyrë të rregullt të Formularëve të Përputhjes së të Dhënave dhe Rezultateve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

“Meqenëse kishte një proces të rregullt zgjedhor, jemi të habitur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të urdhëruar rinumërim të tërësishëm në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, si dhe rinumërim të pjesshëm në komunën e Dragashit dhe Rahovecit. Pavarësisht asaj që disa vende praktikojnë rinumërimin në rast të diferencës së ngushtë të rezultateve, një praktikë të tillë nuk e parasheh legjislacioni i Kosovës. Vendimet pa bazë të mjaftueshme mund të cenojnë integritetin e zgjedhjeve, të cilat nga të gjithë akterët u cilësua si ndër proceset më të mira zgjedhore në Kosovë”, thuhet në reagimin e DnV.


“Në të njëjtën kohë u bëjmë thirrje subjekteve politike të përfshira në këtë proces që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes dhe kontestimit të procesit zgjedhor dhe gjithashtu të mos ushtrojnë presion ndaj institucioneve përgjegjëse për menaxhimin dhe zbatimin e vendimeve. Në anën tjetër subjektet politike duke dërguar vëzhguesit e tyre në procesin e rinumërimit do të kontribuojnë që ky proces të ketë transparencë dhe legjitimitet”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori