Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e konsideron të kufizuar vendimin me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës, ndaj Ratko Mlladiq, udhëheqës i forcave serbe gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.
Kjo pasi sipas Albin Kurtit, sot, u dënua njëri nga aktorët kryesorë, por jo regjisori dhe as skenaristi i krimeve mbi boshnjakët.
Në përshkrimin e tij duke iu referuar këtij vendimi nga Gjykata e Hagës, Kurti, përmes postimit në Facebook, jep dhe disa sqarime rreth idesë së tij se pse e sheh kaq të kufizuar dënimin e përjetshëm ndaj Ratko Malladiq.
Postimi i plotë i Kurtit:
”Dënimi i kufizuar
Teza e shkrimtarit boshnjako-amerikan Aleksandar Hemon më duket e saktë. Më së shumti dhunë në luftërat në ish Jugosllavi përgjatë viteve të ’90-ta pati në Bosnje dhe Hercegovinë për shkak se aty ishte kohezioni më i madh shoqëror midis kombësive të ndryshme. Kroatët e serbët ishin më pak të lidhur e të bashkuar andaj në Kroaci pati më pak dhunë e luftë sesa në Bosnje.
Qëllimi i Serbisë ishte ndarja e njerëzve dhe popujve. Jugosllavia u nis në fillim të shekullit XX dhe u rrënua në fund të shekullit XX, për të njëjtin synim: që Serbia të zgjerohej, të bëhej Serbi e Madhe. Para një shekulli, ku ishte një serb thuhej të ishte Serbi, andaj metoda ishte ajo e kolonizimit serb në Jugosllavi. Para një çerek shekulli, ku ishte një varr serb thuhej të ishte Serbi, andaj metoda ishte agresioni serb në republikat jugosllave.
Më 5 prill 1992 forcat serbe e patën sulmuar Sarajevën. Me ndihmën e 260 tankseve të APJ-së ato e rrethuan qytetin. Gjatë muajit maj qyteti bombardohej me rreth 4.000 predha për çdo ditë. Nuk kurseheshin as spitalet, shkollat, sinangogat e xhamitë. U ndërpre ushqimi, furnizimi me ujë dhe me rrymë elektrike. Gjatë rrethimit të Sarajevës që zgjat 1.395 ditë vriten 10.615 persona nga të cilët 1.601 fëmijë kurse plagosen mbi 50.000 veta.
Vetëm për pak ditë ushtria dhe vullnetarët serbë patën vrarë së paku 8.327 boshnjakë në Srebrenicë në gjysmën e parë të korrikut të vitit 1995. Në Potoçari të Srebrenicës janë varrosur deri më tani 6.498 viktima. Gjatë luftës që zgjati mbi tri vjet e gjysmë komplekset industriale u patën shndërruar në kampe përqëndrimi. Masakrat e vuajtjet, dhuna e përdhunimet, në Bosnje dhe Hercegovinë, ishin më të tmerrshmet në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Sot, gjenerali famëkeq serb Ratko Mladiq më në fund u dënua në Tribunalin e Hagës me burgim të përjetshëm. (Para gjashtë muajsh lideri politik i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiq, u pat dënuar me 40 vjet burg.)
Natyrisht se kjo është për t’u përshëndetur dhe viktimat e familjet e tyre sadopak ndjehen të kompensuara për humbjet e tyre ndonëse me shumë vonesë. Megjithatë, ka tri probleme të tjera, shumë më të thella. Së pari, nga ata mijëra ekzekutorë serbë të krimeve në Bosnje, numri i atyre të arrestuar, gjykuar e dënuar është veçse dyshifror. Së dyti, krijesa e gjenocidit Republika Serbe atje vetëm sa është forcuar. Së treti, ishte Serbia ajo që kishte bërë agresion në Bosnje dhe dhunë mbi boshnjakët e jo thjesht serbët e Bosnjes.
Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë Luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, 4.000 oficerë serbë atje janë paguar nga Serbia. Po ashtu, i gjithë armatimi dhe uniformat iu shkonin nga Serbia. Prej 25.000 serbëve që u vranë në Bosnje, as 1/5 nuk ishin civilë! Nga gjithsej 100.000 të vrarë në Bosnje dhe Hercegovinë, gati 2/3 janë boshnjakë, prej tyre 30.000 civilë, si dhe 2.500 civilë kroatë të tjerë. Pra, jo thjesht Ratko Mladiq dhe as thjesht ushtarët serbë të Bosnjes, por në Beograd ishte bërë projekti dhe dirigjimi i atyre krimeve. Sot, u dënua njëri nga aktorët kryesorë, por jo regjisori dhe as skenaristi i krimeve mbi boshnjakët. Ky dënim i përjetshëm është aq i kufizuar”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mediat evropiane: Bedri Hamza mund të sjell qasje të re në qeverisje
Kandidati për deputet nga PDK, Fadil Demaku: Fitorja e 9 shkurtit, do të jetë fitore e gjithë Kosovës
Është konstatuar shkelje e lirisë së shprehjes publike të mendimit dhe e së drejtës për veprim politik ndaj deputetit Sali Murat
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin