LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk do të bëjmë kompromis për asgjë në dëm të interesit nacional

Haradinaj: Nuk do të bëjmë kompromis për asgjë në dëm të interesit nacional

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka siguruar qytetarët se nuk do të bëhet asnjë kompromis në dëm të interesit nacional.

Duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, Haradinaj ka thënë se ekziston kujdesi që mos të kalohet nëpër rrugë të dhimbshme për të arritur deri te liberalizimi i vizave.

“Ajo që mundem me ju siguruar dhe që jemi shumë serioz që me arrit te lëvizja e lirë e qytetarëve të vendit. Pra, të gjitha veprimet që kemi ndërmarrë deri sot e kanë parasysh këtë, por jo në kompromis ose në dëm të temave të interesit nacional.


Pra, jemi të kujdesshëm që mos të kalojmë nëpër rrugë të dhimbshme deri te liberalizimi i vizave, por nëpër rrugë që na bëjnë nder gjithë jetën”, theksoi Haradinaj sot në Mitrovicë gjatë një vizite që i ka bërë Akademisë Kosovare për Lidership.

Haradinaj me këtë rast është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me atë çka ka parë në këtë akademi, duke thënë se ky është një projekt i vlefshëm për Kosovën të cilin duhet shpërndarë në mbarë vendin.

“E para më lejoni me shpreh një ndjenjë kënaqësie që jam sot në Mitrovicë në Akademinë e Lidershipit. Vërtet, ky është një projekt i vlefshëm për Kosovën dhe kam dëshirë që këtë projekt ta shpërndajmë në gjithë vendin, prandaj edhe kam ardhur këtu.

Imagjinoni ka fëmijë, të cilët janë në klasën e pestë ose të gjashtë dhe flasin anglishten prefekt, e shkruajnë, kanë dituri të kurrikulumit të Kosovës, por edhe të kurrikulumeve të avancuara të Amerikës. Ata dalin sot si liderë në çdo aspekt të jetës dhe ky është një shembull i mirë”, ka thënë Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori