LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj bënë thirrje për tu organizuar për lirinë e aktivistëve të dënuar për terrorizëm

Molliqaj bënë thirrje për tu organizuar për lirinë e aktivistëve të dënuar për terrorizëm

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se fitorja e mbrëmshme ishte madhështore, por festa e tyre ishte e zbehtë sepse në mesin e tyre nuk ishin Atdheu, Egzoni dhe Frashëri.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “këtë betejë e kaluam me shumë sukses. Tash, duhet të organizohemi dhe ta fitojmë betejën e radhës.

Tash duhet ta luftojmë këtë vendim të padrejtë të gjykatave të kapura nga klani Pronto, klan të cilit mbrëmë qytetarët ia dhanë një goditje të fuqishme”.


Postimi i plotë:

Fitorja e mbrëmshme ishte madhështore. Por, festa jonë ishte e zbehtë sepse në mesin tonë nuk ishin Atdheu, Egzoni dhe Frashëri.
Këtë betejë e kaluam me shumë sukses. Tash, duhet të organizohemi dhe ta fitojmë betejën e radhës. Tash duhet ta luftojmë këtë vendim të padrejtë të gjykatava të kapura nga klani Pronto, klan të cilit mbrëmë qytetarët ia dhanë një goditje të fuqishme.
Duhet të angazhohemi që Adea, Egzoni, Atdheu dhe Frashëri të dënuar padrejtësisht të lirohen sa më shpejtë nga kjo akuzë, dhe pa humbur kohë të fillojnë hetimet për përgjegjësit që e montuan këtë rast. Ata që Astritin na e sollën të vdekur e aktivistët tjerë po i mbajnë në burgje, duhet të japin përgjegjësi para ligjit.
Ashtu siç e fituam betejën dje kundër PDK-së dhe LDK-së, ashtu do ta fitojmë edhe këtë betejë nesër kundër satelitëve të tyre të vendosur në sistemin e drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori