Avioni me të cilin Saimir Tahiri u kthye në Tiranë nga Vjena u ul në Rinas pas mesnatës të së dielës. Automjeti i deputetit e priste atë përpara terminalit VIP. Megjithëse deputet, që si i tillë mund të përdorë terminalin VIP, Saimir Tahirin preferoi të dalë nga terminali i zakonshëm i udhëtarëve.
Ish-ministri nën hetim nuk dha asnjë shpjegim për udhëtimin e tij dy ditor jashtë vendit. Po ashtu ai nuk bëri asnjë koment mbi dosjen Sota, biznesmeni 25 vjeçar, në automjetin e të cilit u gjetën mbi 860 mijë euro dhe patenta të familjes Tahiri.
“Zoti Tahiri mirëmbrëma, cili ishte qëllimi i vizitës suaj……….?”
“Ça bëhet kështu?! Jepini fund kësaj estrade! Është komplet pa sens, pa sens!”, tha Tahiri.
“Keni një koment mbi dosjen Sota….?” (Tahiri largohet)
Saimir Tahiri doli nga Shqipëria të premten në orën 15:00 dhe mbërriti në Vjenë rreth orës 16:40. Pas gati një orë pritje në tranzitin e Vjenës, deputeti Tahiri u nis po atë ditë në orën 17.30 drejt Hamburgut në Gjermani, ku avioni u ul rreth orës 19.05.
Disa burime sugjeruan se vizita të premten mund të kishte karakter familjar dhe zoti Tahiri ndodhej në Gjermani pranë një të afërmi të tij të operuar. Por, të paktën sipas të dhënave të biletës që disponon Top Channel, ky familjar i deputetit Tahiri kishte rezervuar një udhëtim vajtje-ardhje drejt Mynihut në fund tetori-fillim nëntori.
Burimet për Top Channel konfirmojnë se në këtë udhëtim të premten e 17 nëntorit drejt Gjermanisë, deputeti Tahiri jo vetëm ka pasur për destinacion Hamburgun dhe jo Mynihun ku u operua familjari i tij, por ka qenë i shoqëruar nga një ish-vartës në Ministrinë e Brendshme.
Saimir Tahiri mori rrugën e kthimit nga e njëjta linjë, duke u nisur të dielën nga Hamburgu rreth orës 17.30 dhe me mbërritje në Vjenë rreth orës 19.05. Pas gati katër orë pritje në tranzit, deputeti Tahiri mbërriti në Tiranë pas mesnatës, kur kishte hyrë e hëna.
Dalja e Saimir Tahirit nga Shqipëria, ndërkohë që Parlamenti kishte autorizuar bllokimin e lëvizjes së tij, hedh pikëpyetje mbi arsyet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që nuk kërkoi në gjykatë bllokimin e pasaportës. Gjatë dëgjesës në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, prokurorët e Krimeve të Rënda u shprehën se i druheshin daljes jashtë shteti të Saimir Tahirit dhe prishjes së provave.
Por më pas në gjykatë prokurorët nuk kërkuan bllokimin e pasaportës, duke e lënë deputetin të lirë të lëvizë sipas dëshirës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City