LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Më 24 shkurt 2018 do të mbahet kongresi i parë i partisë

Lëvizja Besa: Më 24 shkurt 2018 do të mbahet kongresi i parë i partisë

Lëvizja Besa përmes një kumtese për media informon se në muajin shkurt (24) do të mbajë kongresin e parë të partisë, duke konsideruar se është momenti i përshtatshëm për të mbajtur kongresin.

“Në trevjetorin e themelimit të Lëvizjes Besa, në kohën kur kanë përfunduar edhe zgjedhjet lokale dhe janë kaluar dy ciklet të ndryshme zgjedhore, Lëvizja Besa ka vlerësuar se është momenti i pikërishëm që të organizohet edhe kongresi i parë i partisë”, thonë nga Lëvizja Besa, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti më tej shtojnë se Këshilli Qendror i partisë në mbledhjen e mbajtur të shtunën në Shkup, duke u bazuar në nenin 38 të Statutit të partisë, janë dakorduar që data e mbajtjes së kongresit të jetë 24 shkurti i vitit të ardhshëm.


“Me këtë rast anëtarët e Këshillit Qendror bënë edhe vlerësimin e punës së deritanishme të Lëvizjes Besa në skenën politike, duke dhënë vlerësimin se ardhja e Besës në skenë e ka rimodeluar arenën politike në Maqedoni, veçmas në kampin politik shqiptar, duke u bërë partia e parë shqiptare që ka vendosur parime të fuqishme politike dhe moral të ri politik, mbi të cilat e ka zhvilluar politikën e saj”, thonë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/