LAJMI I FUNDIT:

Benevento thyen rekordin negativ 87-vjeçar të Man Unitedit

Benevento thyen rekordin negativ 87-vjeçar të Man Unitedit
BENEVENTO, ITALY - NOVEMBER 19: Players of Benevento Calcio show their disappointment after the Serie A match between Benevento Calcio and US Sassuolo at Stadio Ciro Vigorito on November 19, 2017 in Benevento, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Klubi italian, Benevento ka hyrë në analet e historisë në futbollin evropian për rekorde negative.

Benevento ka përjetuar edhe humbjen e 13-të nga po kaq ndeshje në këtë sezon në kampionatin italian, Serie A.


Humbja e 13-të këtë sezon në Serie A e “shtrigave” erdhi në shtëpi nga Sassuolo me rezultat 1-2.

Presidenti i Beneventos fajëson shtrigat për formën e dobët të skuadrës
Lexo po ashtu Presidenti i Beneventos fajëson shtrigat për formën e dobët të skuadrës

Megjithatë, kjo humbje ngërthen në vete edhe një rekord negativ, i cili është mbajtur për plot 87 vjet.

Klubi i inkuadruar këtë sezon në Serie A ka përjetuar startin më të dobët në pesë ligat kryesore evropiane në gjithë historinë.

Benevento ka thyer kështu rekordin e madh negativ të mbajtur për plot kaq vite nga gjiganti anglez, Manchester United.

Tabela e Ligës Premier në sezonin më të dobët të Man Utd në histori

Klubi i madh nga Liga Premier kishte mbajtur deri më tani rekordin me sezonin më të dobët në histori me 12 humbje nga 12 ndeshjet e para.

Djajtë e Kuq këtë rekord të zi e kishin përjetuar në sezonin 1930/1931, sezon ky që edhe ranë nga kategoria duke kaluar në Championship. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori