LAJMI I FUNDIT:

Kane: Dua të qëndroj gjithë karrierën te Tottenhami

Kane: Dua të qëndroj gjithë karrierën te Tottenhami

Harry Kane ka thënë se synon të kalojë gjithë karrierën e tij në Tottenham Hotspur edhe përkundër interesimit të raportuar nga Real Madridi.

Golat e sulmuesit për klubin dhe kombëtaren që nga zbulimi i tij në Spurs kanë fituar vëmendjen nga fituesi aktual i Ligës së Kampionëve, Real Madridi.


Por, kryetari i klubit anglez, Daniel Levy, thuhet se kërkon të paktën 200 milionë funte për shërbimet e tij.

Adidasi shtyn Harry Kanen drejt Real Madridit
Lexo po ashtu Adidasi shtyn Harry Kanen drejt Real Madridit

Skuadra e Mauricio Pochettinos e ka mposhtur Real Madridin këtë sezon dhe janë tri pikë përpara tyre në grupin e Ligës së Kampioneve mes një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit të tyre.

Ronaldo dhe Kane duke përshëndetur njëri-tjetrin pas ndeshjes mes Real-Tottenham

Duke qenë në klub që nga mosha 11 vjeç, fituesi i dyfishtë i Këpucës së Artë në Ligën Premier ka thënë se nuk është në nxitim për të lënë një ekip premtues të Spursave.

“Qëllimi im është që të luaj gjithë karrierën time vetëm për Tottenhamin”, ka thënë fillimisht Kane për Bild am Sonntag.

Bale i hapur për rikthim te Tottenhami, Reali mendon shkëmbim me Kane
Lexo po ashtu Bale i hapur për rikthim te Tottenhami, Reali mendon shkëmbim me Kane

“Ne kemi një ekip fantastik, një trajner të madh, një qendër trajnimi profesionale dhe po ndërtojmë një stadium të ri”.

“Për momentin gjithçka më përshtatet këtu dhe jam shumë i lumtur”, përfundoi sulmuesi anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova realizoi gol

Edon Zhegrova realizoi gol "alla Messi" kundër Lyonit - por Fonseca i kërkon falje për atë që i bëri gjatë ndeshjes

Ligue 1
Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori