Maqedoni, nga dita e hënë partitë fillojnë me amendamentet për Ligjin e gjuhëve (Video)
Partitë po punojnë për përgatitjen e amendamenteve për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve. Deri të hënën këto amendamente duhet të dorëzohen te kryetari i Kuvendit. Ndonëse asnjëra prej tyre nuk kumton numrin e saktë me përjashtim të BDI-së, të gjitha partitë kanë vlerësuar se propozimi ka nevojë për amendamente. OBRM-PDUKM-ja do shfrytëzojë mundësinë e amendimit në pjesët ku sipas tyre rrezikohet gjuha maqedonase.
“Do të jenë amendamente përmbajtjesorë dhe nuk do të jenë shumë. Do të koncentrohemi në një numër të madh të neneve të ligjit në disa aspekte. Fillimisht duam të arrijmë deri tek trajtimi i barabartë i të gjitha gjuhëve në pjesën e formimit të agjencisë dhe inspektoratit. Mendojmë se agjencia dhe inspektorati duhet të kenë kompetenca për të kontrolluar përdorimin e të gjitha gjuhëve në Maqedoni”, theksoi Ilija Dimovski, deputet i OBRM-PDUKM-së.
Ndërkohë, LSDM-ja amendamentet do t’i parashtrojë në drejtim të pastrimit të dilemave rreth gjobave që parashikon ligji dhe akuzave se i njëjti do të cenojë karakterin unitar të Maqedonisë.
“Të qëndrojmë në fakte dhe në atë se çfarë kemi biseduar këto ditë, e që është në trend me respektimin e lirive dhe të drejtave ndërkombëtare që burojnë nga të gjitha konventat ndërkombëtare dhe legjislativja jonë. Duhet që kjo të praktikohet çdo ditë”, u shpreh Tomisllav Tuntev, deputet i LSDM-së.
Lëvizja Besa përmes amendamenteve do të kërkojë zyrtarizimin dhe jo vetëm avancimin e gjuhës shqipe.
“Ne do të bëjmë intervenime adekuate me amendamentet tona në drejtim të zyrtarizimit të plotë të gjuhës shqipe ashtu siç e parashikon edhe deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare”, theksoi Rexhep Memedi, deputet i Lëvizjes BESA.
Nga BDI pranojnë se ligji nuk barazon gjuhën shqipe me atë maqedonase. Sipas kësaj partie, barazisë së gjuhëve duhet t’i paraprijë ndërhyrja në Kushtetutë.
“Me këtë ligj, gjuha shqipe barazohet në të gjitha organet e pushtetit qendror në gjithë përdorimin zyrtar. Ndërsa me ndryshim të mundshëm të Kushtetutës, bëhet barazimi i plotë edhe për përdorim të jashtëm të gjuhës shqipe krahas gjuhës maqedonase. Por për këtë nevojiten 81 numra që për momentin nuk i kemi”, deklaroi Artan Grubi, deputet i BDI-së.
Më 22 nëntor propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve do të hyjë në rend dite në Komisionin për Çështje Evropiane. Pas tre ditëve, i njëjti do të kalojë në Komisionin juridiko-ligjvënës dhe më pas në seancë plenare ku edhe pritet debat i gjatë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj