LAJMI I FUNDIT:

Shkrirja e akullit në Grenlandë rrezikon 293 qytete

Shkrirja e akullit në Grenlandë rrezikon 293 qytete

Shkrirja e akullit në Grenlandë është gjithnjë e më e madhe dhe më serioze. Shkencëtarët për këtë fajësojnë kryesisht ngrohjen globale të shkaktuar nga aktivitetet njerëzore.

Megjithëse Grenlanda dhe Antarktiku janë larg nga Nju Jorku dhe Londra, shkrirja e akullit mund të shkaktojë probleme serioze. Më saktë, nivelet do të duhet të rriten dhe të ndryshojnë shumë bregore të botës.

Ndikime të ndryshme do të kenë në qytete të ndryshme, në shkallë të ndryshme, thonë ekspertët e NASA-s. Se çfarë ndikimi do të ketë shkrirja e akullit në tokë, varet nga rrjedhja e ujit dhe drejtimi i tij.


Shkencëtarët kanë krijuar një hartë virtuale, në të cilën është e mundur të gjenden 293 qytete bregdetare të cilat mund të preken nga shkrirja e akullit. Njujorkezët, për shembull, të jenë më të brengosur për shkak të tri akullnajave të mëdha në Grenlandë dhe tre në veriperëndim. Londra gjithashtu rrezikohet nga zhdukja, ndërsa Sydney do të shqetësohet për shkak të akullit në veri dhe verilindje të Antarktidës.

Nëse shkrihen tre akullnajat në Grenlandë, niveli i detit do të rritej për 10 centimetra, parashikon NASA, që është një kërcënim i madh për bregun lindor të SHBA-së. Nëse shkrihet perëndimore e Antarktidës, niveli i detit do të rritet 1.2 metra.

Në Evropë për shkak të shkrirjes së pjesës perëndimore të Grenlandës, parashikohet fundosja e këtyre qyteteve: Troms, Oslo, Athinë, Sirakuzë dhe Dubrovnik.

Edhe pse procesi i shkrirjes së zonave akullore në Grenlandë kishte një ndikim të rëndësishëm në mjedis në shekullin e fundit, shkencëtarët paralajmërojnë se në shekullin e 21 ajo do të jetë edhe më e madhe.

“Qytetet dhe shtetet po përpiqen të bëjnë plane për të zbutur pasojat e përmbytjes, por ata duhet të mendojnë 10 vjet përpara dhe vlerësojnë rrezikun në të njëjtën mënyrë si kompanitë e sigurimeve”, ka thënë shkencëtari Erick Ivins. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori