LAJMI I FUNDIT:

Basha akuza pushtetit për ngjarjen e Bulqizës

Basha akuza pushtetit për ngjarjen e Bulqizës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka lëshuar akuza ndaj pushtetarëve qëndrorë dhe lokalë për ngjarjen e Bulqizës, kur mbetën të asfiksuar rreth 60 nxënës për shkak të tymit të kaldajës.

“Duke ju uruar sherim sa me te shpejte te rinjve qe po marrin mjekim ne Bulqize dhe Peshkopi si dhe per nxenesen e sjelle ne Tirane ne gjendje me kritike se te tjeret, shpreh keqardhjen dhe revolten per pasigurine e ambjenteve qe vene ne rrezik shendetin e nxenesve ne shkolla. Investimet ne shkolla nuk mund te behen pjese e babezise qeveritare qendrore apo lokale”, ka shkruar Basha në Facebook, shkruan Lapsi.al.

Partia Demokratike njofton se Basha po e ndjek nga afër gjendjen e fëmijëve në spitale me anë të deputetit Xhemal Gjunkshi, që ndodhet në Dibër.