Gjykata Themelore e Prishtinës i shpalli sot fajtorë katër aktivistët e Vetëvendosjes për sulmin ndaj kuvendit. Ata u dënuan në total me 21 vjet e 6 muaj burg.
Frashër Krasniqi me 8 vjet, Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burgim, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burgim.
Për këtë vendim deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca, thotë se do të ankohen në Gjykatën e Apelit.
“Vetëvendosja do t’i drejtohet edhe Gjykatës së Apelit”, ka thënë Konjufca në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Apeli e merr parasysh vlefshmërinë e provave – besoj se Apeli do ta rrëzojë këtë vendim skandaloz dhe të pa mbështetur në asnjë provë. Jam i bindur që Apeli nuk do ta gjejë asnjë provë që lidhet më rastin”, tha ai.
Konjufca ka thënë se ky vendim është i qëllimshëm.
“Pse vetëm dy ditë para balotazhit, normalisht që të dëmtohet Vetëvendosja. Por do të dalim edhe më e fort pas këtyre rasteve, sepse jemi mësuar me burgosje, vrasje dhe persekutim. Ky pushtet që është i mbështetur në krim dhe korrupsion e lufton Lëvizjen Vetëvendosje për ta shkatërruar”, tha ai.
Konjufca, ka akuzuar kryeministrin e atëhershëm Isa Mustafën dhe kryeparlamentarin e atëhershëm Kadri Veselin se e kishin shpikur dhe montuar një rast për ta goditur Lëvizjen Vetëvendosje.
Konjuca këto i tha pas vendimit të Gjykatës Themelore për t’i dënuar katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje për sulmin në Kuvend.
”Mendoj që nuk duhet ta harrojmë kurrë kontekstin”, tha Konjufca, duke shtuar se “konteksti ishin protestat e mëdha gjithë popullore ku opozita u bë bashkë me popullin kundër asociacionit dhe demarkacionit”.
Sipas Konjufcës, kjo është në zhargonin e boksit “një goditje nën brez”, apo e paligjshme.
“Kjo është për ta hequr qafe Lëvizjen Vetëvendosje nga skena politike”, tha ai. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
MPB: Një grua u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshorti, shkaku i një borxhi
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj