LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti, pas dënimit të aktivistëve të VV-së: Drejtësia do të vihet në vend kurdoherë

Shpend Ahmeti, pas dënimit të aktivistëve të VV-së: Drejtësia do të vihet në vend kurdoherë

Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe kandidati i VV-së edhe për një mandat në krye të Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se dënimi i katër aktivistëve të VV-së për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, u bë për të shpëtuar veten prokurorët dhe gjyqtarët e përfshirë në këtë gjykim.

E, kjo, sipas tij, lidhet me vdekjen e Astrit Deharit.


Postimi i plotë i Ahmetit:

“Është e thjeshtë. Ekipi i njëjtë i prokurorëve e gjykatesve ka mbajtur edhe Astritin ne paraburgim padrejtësisht, e Astriti në parabrugim ka humbur jetën.

Po ti shpallnin të rinjtë sot të pafajshëm, ata do të shpallnin vetën fajtor për vdekjen e Astritit. Në mes vetës dhe të rinjve, ata dënuan këta të fundit.

Drejtësia do të vihet në vend kurdoherë!

Shihemi sonte në tubimin tonë përfundimtar në Prishtinë në sallen 1 Tetori në ora 19:30!”, ka shkruar Ahmeti./Telegrafi/