LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti kërkon reforma të thella para se ta pranojë stolin e Italisë

Ancelotti kërkon reforma të thella para se ta pranojë stolin e Italisë

Carlo Ancelotti thuhet se kërkon reforma në Federatën Italiane të Futbollit [FIGC] përpara se të mund të pajtohet me kushtet për të drejtuar kombëtaren e Italisë.

Kombëtarja e Italisë ka mbetur pa trajner që disa ditë pas shkarkimit nga detyra e trajnerit Giampiero Ventura.


Shkarkimi i Venturas erdhi pas dështimit për të kualifikuar Azzurrët në një kampionati botëror që nga viti 1958.

Largimi i Venturas pothuajse punë e kryer, gjashtë emrat më seriozë që mund ta zëvendësojë atë te Italia (Foto)
Lexo po ashtu Largimi i Venturas pothuajse punë e kryer, gjashtë emrat më seriozë që mund ta zëvendësojë atë te Italia (Foto)

Pas këtij shkarkimi, drejtuesit e FIGC-së janë vënë në kërkim të një trajneri të madh me emër për të drejtuar kombëtaren e tyre.

Ancelotti gëzon respekt të madh tek të gjithë (Getty Images)

Carlo Ancelotti, Antonio Conte, Luigi Di Biago dhe Roberto Mancini janë përmendur si emrat e mundshëm, por ky i fundit mohoi mundësinë e drejtimit të kombëtares pasi ndihet i lumtur te skuadra ruse, Zenit.

Sipas Gazzetta dello Sport, “bisedimet informate” tashmë kanë ndodhur midis Ancelottit dhe shefit të FIGC-së, Carlo Tavecchio.

Mancini refuzon Italinë: Jam i lumtur te Zeniti
Lexo po ashtu Mancini refuzon Italinë: Jam i lumtur te Zeniti

Megjithatë, gazeta paralajmëron se “një projekt serioz është zgjidhja e vetme” për 58-vjeçarin nëse ai do të pasojë Giampiero Ventura.

Për më tepër, ish-trajneri i Milanit dhe Real Madridit aktualisht jeton në Canada dhe ende nuk e ka asnjë plan për të udhëtuar në Evropë, e lëre më në Itali, por me plotësimin e kushteve gjithçka mund të ndodh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori