LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon bashkatdhetarët në Bruksel

Haradinaj takon bashkatdhetarët në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili arrit në Bruksel në kuadër të një vizite që përfshin takime me krerët e Bashkimit Evropian, ka takuar sot bashkatdhetarët që jetojnë në Belgjikë.

“Në mjediset e shtëpisë sonë, Ambasadës së Kosovës në Bruksel, sonte takova bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Belgjikë.

Diaspora jonë është lidhja e Kosovës me Evropën dhe puna e tyre për vendlindjen është e madhe dhe e pakursyer.


Mbështetja për diasporën tonë do ta ndihmojë zhvillimin e vendit dhe do ta forcoje rrugën tonë drejt integrimeve.

Në përgatitje për takimin me Këshillin e Stabilizim Asociimin këtu në Bruksel e pashmangshme të mos takojë edhe njerëzit tanë që e duan dhe jetojnë me atdheun e tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Telegrafi/