Në garën e balotazhit do të këtë ballafaqime të forta në mes kandidatëve që janë pjesë e garës. Kështu kanë thënë analistët kosovarë, duke theksuar se koalicionet e partive politike në raundin e dytë, nuk do të kenë shumë ndikim në rezultatin përfundimtar.
Analisti Imer Mushkolaj, ka theksuar se marrëveshjet ndërmjet partive politike për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale mund të kenë ndikim te një numër i caktuar militantësh partiakë, por është vështirë sipas tij të ndikojnë tek qytetarët në përgjithësi.
Ai ka thënë për Telegrafin se gara e 19 nëntorit është ‘e nxehtë’, thuajse në të gjitha komunat që janë në balotazh.
“Natyrisht, në komunat më të mëdha rëndësia e garës është më e madhe. Rezultati i partive politike në komuna të mëdha në njëfarë forme determinon edhe peshën e partive në skenën politike kosovare”, ka shtuar Mushkolaj.
Shpend Emini, nga organizata D4D, ka theksuar se marrëveshjet e arritura në mes subjekteve politik, në garën e balotazhit mund të mos rezultojnë me qeverisje të mirë, për shkak të dallimeve sipas tij, të programeve por edhe të mos-pajtimeve dhe akuzave gjatë fushatës para zgjedhjeve të 22 tetorit.
“Koalicionet jo të natyrshme nuk japin rezultate të mira, sidomos kur kihet parasysh se edhe në bastionet kyçe partitë kanë humbur mbështetjen të cilën e kanë pas më herët”, ka theksuar ai.
Sipas tij, pritet një garë e fortë sidomos në komunat, si: Prizreni, Mitrovica e Gjakova, që do jetë një test për partitë, sidomos pas rezultateve te qershorit.
Ndryshe, të dielën, me 19 nëntor, do të mbahet gara e balotazhi në 19 komunat e Republikës së Kosovës, derisa në 19 tjera gara kishte përfunduar qysh në raundin e parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare