LAJMI I FUNDIT:

Në Mitrovicë gjenden 60 milionë tonë të mbetjeve industriale

Në Mitrovicë gjenden 60 milionë tonë të mbetjeve industriale

Ndër problemet me të cilat përballet “Trepça” pa dyshim janë mbetjet industriale nga përpunimi i xehes me flotacion dhe metalurgji, të cilat kanë dëmtuar në masë të madhe ambientin në Mitrovicë dhe krahas kësaj edhe e kanë rrezikuar shëndetin e banorëve të Mitrovicës.

Aktualisht janë 60 milionë tonë të mbetjeve industriale, të cilat janë vendosur kryesisht brigjeve të lumenjve.


Mbetjet industriale të patrajtuara për gati 80 vjet të punës së gjigantit ekonomik kosovar “Trepça” mbesin kërcënim i përhershëm për shëndetin e qytetarëve të Mitrovicës, shkruan tutje “Zëri”.

Të rrezikuar janë jo vetëm banorët e jugut të Mitrovicës, por edhe ata të veriut. Dihet tashmë problemi me pjesëtarët e komunitetit rom, të cilët kanë jetuar me vite të tëra pas lufte në kampet në veri të Mitrovicës, tek të cilët është gjetur plumb në gjak.

Me këta qytetarë të komunitetin rom, të cilët tashmë janë kthyer në shtëpitë e rindërtuara të tyre në “Lagjen e Romëve” në jug të Mitrovicës, akoma është duke u marrë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila nëpërmes të UNMIK-ut ka administruar me Mitrovicën. /Zëri/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Ekonomi
Kalo në kategori