“Reforma pozitive në sektorin mediatik, por megjithatë nevojiten përmirësime”
Përfaqësuesi i OSBE-së për liri të mediave, Harlem Desir, gjatë vizitës së tij në Shkup, sot lavdëroi disa reforma pozitive në sektorin mediatik, me këtë rast dike e theksuar nevojën për përmirësim të situatës së përgjithshme mediale në vend.
Si pozitive ai e theksoi vendimin e Qeverisë që t’u sigurojë qasje falas gazetarëve deri te dokumentet e Regjistrit qendror dhe Agjencisë për kadastër të patundshmërive dhe ta pezullojë reklamimin qeveritar në të gjitha mediat.
Siç informoi Zyra e OSBE-së në Shkup, Desir në takimin me kryeministrin Zoran Zaev ka biseduar për ndryshimet në ligjin për media audiovizuale, reformat në servisin publik dhe për sigurinë e gazetarëve. Desir e përshëndeti vendimin e Qeverisë së re që ta vendos lirinë e mediave në maje të prioriteteve.
Desir u takua edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjanj Mançevski dhe me ministrin pa dikaster të angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski.
Në takimet Desir ka biseduar për propozim-amendamentet e Ligjit për audio dhe shërbime audiovizuale, të propozuar nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Desir është përqendruar në servisin radiodifuziv, rolin e tij dhe sfidat që duhet të zgjidhen.
“Servisit publik i nevojitet model i financimit, i cili në asnjë mënyrë nuk, do ta minojë pavarësinë e saj dhe do të mundësojë që ta kryejë misionin e tij të servisit publik. Me qëllim që të zbatohen këto reforma të nevojshme, është shumë me rëndësi që servisi publik të mbetet institucion me standarde të larta profesionale, i liruar nga presioni politik dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve” theksoi Desir.
Në takim është biseduar edhe për sigurinë e gazetarëve. Sipas tij, siguria është një nga kushtet kryesore për media të lira dhe të hapura. Shtoi se kryerësit në disa sulme mbi profesionistët medialë në vend duhet të nxirren para drejtësisë.
Desir është takuar edhe me profesionistë të mediave, si përfaqësues të shoqatave të gazetarëve, Këshillin për etikë në media, Sindikatën e pavarur të gazetarëve dhe punonjësit medial, Institutin për studime komunikuese, Servisin publik radiodifuziv dhe Agjencinë për audio dhe shërbime audiovizuale mediale. Me to ka biseduar për situatën e përgjithshme në vend, sfidat aktuale dhe bashkëpunimin e ardhshëm./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Rama: Në Shqipëri paga më mirë se në Greqi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën